Shqipëria
Call Center, puna më e kërkuar në Shqipëri
Ky shihet të jetë sektori më aktiv për të rekrutuar punonjës të rinj
Numri total i punonjësve të rinj që do të shtohen gjatë këtij viti është vlerësuar në rreth 44 mijë persona, ose 10,8% të forcës aktuale të punës, sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Punësimit dhe studimeve të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
Industria e prodhimit të veshjeve kontribuon më së shumti, teksa call center shihet të jetë sektori më aktiv për të rekrutuar punonjës të rinj, i ndjekur nga guroret dhe shërbimet administrative.
Ndërsa i gjithë sektori i Call Center, sipas monitor, duke përfshirë bizneset e mëdha e të vogla të kësaj fushe, kanë shprehur preferencat të punësojnë rreth 1000 punonjës të rinj këtë vit.
Pas rrobaqepësive dhe punonjësve të call center, duket se kamerierët janë profesioni më i ofruar në vend. Punëdhënësit janë pesimistë për gjetjen e punonjësve të rinj, sidomos në disa aktivitete specifike të shërbimeve, si informacioni dhe komunikimi dhe punonjës profesionistë, shkencorë dhe teknikë, transmeton Albinfo.ch.
Më e lehtë për të gjetur punonjës është në Rajonin Qendror sesa në tri rajone të tjera të Lindjes, Jugut dhe Veriut. Punëdhënësit deklaruan se e kanë të vështirë për të gjetur punonjës me aftësi, përvojë, korrektesë, integritet dhe motivim për llojin e punës që bëjnë.
Banka Botërore, në një studim të fundit, tha se përmirësimi i aftësive për disa profesione në tregti dhe shërbime mund të realizohet nëpërmjet trajnimeve të shpejta. Disa vende zhvilluan shpejt programe të shkurtra trajnimi për të adresuar presionet e menjëhershme të kërkesës, shkaktuar nga pandemia COVID-19.
P.sh. në Mbretërinë e Bashkuar u aplikuan trajnime për të rinjtë e papunë, për të dhënë ndihmën e parë mjekësore në raste të urgjencave. U krijua një grup punonjësish që kontrollonin komunitetet për zbatimin e masave të distancimit social.
Trajnimet që zgjatën dy javë, krijuan një fuqi të aftë që vlejti për menaxhimin e pandemisë në Britani.
Në Shtetet e Bashkuara po zbatohen programet “Rapid Skilling”, që synojnë tranzicionin profesional dhe teknik për të zhvendosur punëtorët në profesione aktualisht të kërkuara. Industritë e shërbyera përfshijnë prodhimin, logjistikën dhe shpërndarjen, shitjen me pakicë dhe profesionet e lidhura me sigurinë industriale. Programet synojnë veçanërisht të rriturit me aftësi dhe të ardhura të ulëta. Trajnimi mund të zgjasë 5-7 orë dhe rezulton në një kredencial të njohur edhe CV-të e tyre.
Programi “Punëtori Sezonal i Përhershëm” në Kroaci ofron mbështetje financiare për punëtorët sezonalë në periudhën jashtë sezonit dhe lejon përfituesit të marrin pjesë në programet arsimore dhe trajnime të ofruara nga shërbimet publike kroate të punësimit në periudhën jashtë sezonit.
- Në Shqipëri, bujqësia dhe turizmi janë një kontribuues i madh në ekonomi dhe një burim i rëndësishëm punësimi. Gjithashtu sektorët janë ofrues të mëdhenj të punës sezonale, ndaj trajnimet mund të rrisin mundësinë për punësim të përhershëm dhe të rrisin produktivitetin për punonjës.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme Një studim kombëtar në Zvicër ka konstatuar se testet për vlerësimin e aftësisë së vozitjes te... -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më














