Shqipëria
Caritas-i zviceran ofron 500 mijë franga ndihmë emergjente për Shqipërinë
Një ekip i Caritasit të Zvicrës nga zyra e tij në Kosovë ndodhet tashmë në vendin e ngjarjes për të sqaruar nevojat për ndihmë
Organizata Humanitare e Kishës Katolike, Caritas-i i Zvicrës, ka zotuar një shumë prej 500 mijë frangash në emër të ndihmës emergjente për viktimat e tërmetit të rëndë që ka ndodhur në Shqipëri. Po ashtu, Caritas apelon për ndihma të mëtejshme.
Një ekip i Caritasit të Zvicrës nga zyra e tij në Kosovë ndodhet tashmë në vendin e ngjarjes për të sqaruar nevojat për ndihmë. Organizata partnere, Caritasi i Shqipërisë, po mbështet njerëzit e pastrehë me ushqim, ujë dhe mbulesa, thuhet në një komunikatë të bërë nga kjo organizatë humanitare.
Gjendja pas tërmetit të rëndë të të martës, në zonat e goditura vazhdon të jetë e rëndë dhe e paparashikueshme. Shumë shtëpi janë plotësisht të shkatërruara ose kanë pësuar dëmtime të rënda. 40 njerëz kanë humbur jetën, 600 janë të lënduar, transmeton albinfo.ch. Kërkimi për personat e mbetur në rrënoja po vazhdon. Në Durrës dhe Thumanë mijëra njerëz jetojnë në tenda. Atje, Caritasi i Shqipërisë po mbështet 1200 veta me ujë, ushqime dhe mbulesa.
“Njerëzit, nga frika e dridhjeve të sërishme të tokës dhe e rrezikut për rrënim nuk marrin guxim të kthehen në shtëpitë e tyre. Veç kësaj, nuk ka energji elektrike, gjë që e vështirëson furnizimin me ushqim. Aktualisht ne kemi mundësi të ndajmë vetëm sanduiçë”, raporton nga Thumana Tobias Nölke, koordinator emergjence nga Caritasi i Austrisë.
Caritasi i Zvicrës është zotuar për të dhënë një shumë emergjente prej 500 mijë frangash dhe dërgon atje një ekip nga zyra e tij në Kosovë. Ekipi do të mbështesë Caritasin e Shqipërisë dhe gjatë ditëve e javëve të ardhshme do të sigurojë ndihmat. Më të nevojshmet për furnizimin e viktimave janë ushqimet, uji dhe artikujt higjenikë, përcjell albinfo.ch. Ekipi i Caritasit do të shqyrtojë mundësitë e strehimit në kushtet dimërore për të mbeturit pa kulm mbi kokë.
Shqipëria është njëri ndër vendet më të varfra të Evropës dhe goditet shpesh nga tërmetet. Së fundi në shtator ajo u trondit nga një tërmet i shkallës 5.6.
Carits i Zvicrës falënderon të gjithë që mund të ofrojnë ndihma në xhirollogarine në vijim: 60-7000-4, Vermerk „Erdbeben Albanien“, oder unter www.caritas.ch/albanien.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














