Lajme
Çarshia e Vjetër të jetë brendi i Maqedonisë
Grupet e bizneseve kërkojnë që Çarshia e Vjetër e Shkupit të bëhet brend i Maqedonisë. Sipas tyre, kjo çarshi duhet të zgjojë më shumë interesim për turistë
Çarshia e vjetër e Shkupit vazhdon të mbetet pjesa më e bukur dhe më e frekuentuar e kryeqytetit maqedonas, në të cilën ruhet kultura e vjetër tradicionale e shqiptarëve dhe popujve tjerë ballkanik. Prandaj që kjo pjesë të mos harrohet, afaristët kërkojnë të bëhet si “brendi i Maqedonisë”.
Sipas biznesmenëve, Çarshia e Vjetër nuk guxon të mbetet sfidë lokale, vend i cili periodikisht do ta zgjojë interesin e qytetarëve dhe turistëve. Nga Çarshia, siç thuhet, duhet të bëhet hallkë rajonale për ofertën botërore.
Kështu të paktën kanë porositur anëtarët e Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Në Çarshi, theksuan, duhet të kthehen bizneset e vjetra familjare të cilët kanë qenë traditë dhe e kanë bërë të njohur përmes promovimit intensiv të vlerave ekonomike.
“Nuk duhet të jemi të kënaqur që pas aq viteve stagnim, kthehet jeta në Çarshinë e Shkupit. Përkundrazi, zejtarët sërish të bëhen pjesë e ofertës turistike”, theksoi kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zore Temellkovski, citon “Koha”.
Secili në Çarshi, shtoi ai, duhet të flasë në gjuhën e tij, ndërsa bashkërisht të kuptohemi përmes kulturës. Çarshisë i duhen rrugë të pikturimit, vend për tradita, por edhe për modën e lartë, rrugica të qebapëve, por edhe të kuzhinës së shumëllojshme orientale.
Sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Arben Halili, Çarshia jo vetëm që është çarshia më e madhe në Ballkan, por udhëheq edhe për nga vlerat kulturore e tradicionale.
“Për këtë arsye jemi të interesuar që të ringjallet në nivelin adekuat, të mbështeten para se gjithash bizneset familjare të cilat kanë qenë traditë e saj, Por, këtu kontribut duhet të japë edhe shteti, të përmirësohet infrastruktura, të përshpejtohet ndërtimi i Korridorit 8 dhe rruga Shkup-Prishtinë që do të mundësojë zhvillim të biznesit dhe gjithsesi të numrit më të madh të turistëve”, deklaroi Halili.
Në takimin e përfaqësuesve të biznesit ishte një ide që nga viti i ardhshëm, të bëhet program njëmujor ose dymujor që do të promovohet përmes afisheve në aeroporte ose vendkalimet kufitare për turistët që të njoftohen me aktivitetet dhe me Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Ata e paralajmëruan edhe manifestimin “Çarshia dhe miqtë” që do të mbahet të shtunën më 20 shtator, në më shumë lokacione në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Performanca kulturore, biznes takime, kontakte joformale, kontakte dhe shoqërime janë pjesë e programit të manifestimit.
Biznesmenët kanë mbështetje të plotë nga Komuna e Çairit sepse, sipas kryetarit të komunës Izet Mexhiti, edhe pse ndoshta Çarshia ka lëvizur, ende mungojnë aktivitete të cilat do ta kthenin shkëlqimin e plotë të saj në çdo kuptim. “Nevojiten ende ide për tërheqje të sa më shumë njerëzve tanë, por edhe turistë nga vendet e huaja”, tha Mexhiti.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve