Shkurt.ch
Cassis në Autosallonin e Gjenevës kërkon marrëveshje kornizë me BE-në
Dega e automobilizmit në Zvicër punëson 220.000 punëtorë dhe realizon një qarkullim prej rreth 12 miliardë frangash, transmeton albinfo.ch. Dhe, ajo është e lidhur ngushtë me “kontinentin e vjetër”, Evropën
Ministri zviceran i punëve të jashtme, Inazio Cassis ka hapur të enjten, më 7 mars, Autosallonin e 89-të, në Gjenevë. Me atë rast ai ka theksuar rëndësinë që marrëveshjet bilaterale me Evropën kanë për degën automobilistike në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane.
Kjo degë në Zvicër punëson 220.000 punëtorë dhe realizon një qarkullim prej rreth 12 miliardë frangash, transmeton albinfo.ch. Dhe, ajo është e lidhur ngushtë me “kontinentin e vjetër”, Evropën.
Para një publiku të gjerë dhe para shumë personaliteteve politike, diplomatike dhe ekonomike, Cassis ka mbajtur një fjalë të përshkuar nga humori, emocionet dhe serioziteti. Kryediplomati zviceran me këtë rast konstatoi se në Zvicër veprojë rreth 20.000 ndërmarrje që bien në sektorin e automobilizmit. Këto janë garazhet e automjeteve, pompat e benzinës, punëtoritë e karoserive etj., të cilat, pothuaj të gjitha, blerjet e tyre i bëjnë jashtë vendit ndërsa produktet e tyre i shesin po ashtu në botën e jashtme.
“Gjermania është në të njëjtën kohë furnizuesi kryesor dhe klienti më i madh”, ka thënë Cassis, transmeton albinfo.ch. “Së këndejmi është e domosdoshme që t`i përforcojmë marrëdhëniet me Evropën. Dhe kjo është edhe synimi i marrëveshjes kornizë me BE-në që po diskutohet aktualisht”, ka thënë ministri zviceran i punëve të jashtme, Ignazio Cassis në fjalën e tij të hapjes së Sallonit të Automobilëve në Gjenevë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?