Jeta në Zvicër
Çdo i dhjeti zviceran jeton jashtë vendit, këto janë arsyet
(Foto ilustrim)
Me gjithë politikat që trajtojnë imigrimin, është e lehtë ta harrojmë emigracionin.
Megjithatë, një në dhjetë zviceranë jeton jashtë vendit, shkruan lenews.ch, përcjellë në shqip albinfo.ch.
Në vitin 2018, 10.7 përqind e popullsisë zvicerane jetonte jashte vendit.
Nga 760200 zviceranë jashtë Zvicrës, më shumë se 60 përqind e tyre jetonin në Europë.
Franca kishte komunitetin më të madh zviceran në Europë (197400), pasuar nga Gjermania (90400) dhe Italia (49600).
Ndërkaq, 75 përqind e zviceranëve jashtë vendit kanë më shumë se një shtetësi.
Por, cilat janë arsyet që i shtyjnë ata ta lënë Zvicrën?
Puna dhe dalja në pension po llogariten si nxitësit më të mëdhenj të emigracionit, përcjellë albinfo.ch.
21 përqind e zviceranëve jashtë Zvicrës janë 65 vjeçarë ose më shumë. Në vendet si Tajlanda apo Spanja, kjo grupmoshë përbën mbi 25 përqind të emigrantëve zviceranë.
Ndërkaq, grupmoshat 18-64 vjeç kryesisht tërhiqen nga Franca, Gjermania, ShBA, Italina, Kanadaja dhe Britania e Madhe.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive













