Sport
Celina vazhdon me Manchester Cityn
Futbollisti kosovar, Bersant Celina do të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn edhe për katër vjet e gjysmë
Bersant Celina për mediat norvegjeze ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn, shkruan albinfo.ch.
Ai ka debutuar këtë vit në ekipin e parë, si për FA Cup, ashtu edhe në Premierligë dhe konsiderohet si futbollist me të ardhme të ndritur.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe e ndjejë se këtu kam të ardhmen”, ka thënë Celina për TV2. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e huazimit gjatë verës për të luajtur më shumë.
Celina gjithashtu ka folur për Kosovën dhe ndeshjen e parë miqësore pas pranimit në UEFA. “Po, më 3 qershor. Do të luajmë ndaj Ishujve Faroe”, theksoi futbollisti nga Prizreni.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s Zvicra është bashkuar me një partneritet të NATO-s për prokurimin e përbashkët të municioneve. Qëllimi i... -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje












