Kosova
Çështja e dinarit dhe dialogu, Escobar nesër i shkon në zyrë Kurtit
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të nisë vizitën dyditore në Kosovë për t’u takuar me krerët e vendit dhe përfaqësues të opozitës, përcjell albinfo.ch.
Escobar sot do të takohet me presidenten e vendit, me të cilën do të ketë edhe një adresim për media, ndërsa nesër do të jetë në zyrë te kryeministri Kurti.
Se kryeministri Kurti do të takohet nesër me Escobarin, e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Escobar fillimisht do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi pritet të nisë në orën 10:00, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.
Pas takimit, Osmani bashkë me Escobarin pritet t’u adresohen mediave në një konferencë.
Krahas takimeve me krerët e shtetit të Kosovës, që Departamenti i Shtetit i ka paralajmëruar, emisari amerikan takim do të zhvillojë edhe me krerët e opozitës. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme për Gazetën Online Reporteri.net se kryetari Lumir Abdixhiku do t’i përgjigjet ftesës së emisarit amerikan. Edhe nga AAK-ja jozyrtarisht i kanë konfirmuar Gazetës Online Reporteri.net se edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të jetë pjesëmarrës në takimin e së mërkurës, që sipas tyre “ka kohë që është kërkuar nga stafi i Escobarit”.
Një ditë para vizitës së tij në Kosovë, Escobar, në një diskutim online me gazetarë, ku mori pjesë edhe gazeta online Reporteri.net, ka numëruar 5 arsye që, sipas tij, rregullorja e re e BQK-së është problematike në implementim.
“Është vendim katastrofal”, tha Escobar në hyrje të diskutimit. Sipas tij, “Kosovës i duhet ndihma për këtë çështje”.
“Po dëgjojmë shumë raportime për vështirësi për qytetarët që varen nga pagesat. Pesë arsye: Shpejtësia e implementimit. Nuk po diskutojmë legjitimitetin e vendimit, por implementimin e vendimit. Qeveria nuk ka ofruar alternativa të tjera, dhe këta njerëz varen nga këto pagesa. Nuk ka pasur paralajmërim/parapërgatitje, pra shumë njerëz që janë varur nga këto pagesa janë lënë në udhëkryq”, tha Escobar.
Escobar ka lënë të kuptohet se me të tilla veprime, Kosova po e pengon dhe anashkalon dialogun.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













