CH-Ballkani
Çfarë duhet të keni parasysh kur të udhëtoni në Kosovë
Udhëzime rreth asaj se çfarë ju duhet në rast udhëtimi për në Kosovë dhe se si t`i zgjidhni telashet e vogla me dokumentet e udhëtimit
Kosova është një vend i bukur, por për të mbërritur me veturë deri atje duhet të kaloni shumë kilometra dhe të llogaritni edhe në kolonat e gjata dhe pritjet e pafundme që ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës por edhe për festa.
Albinfo.ch ju ofron një guidë jo si t’u shpëtoni pritjeve por se si t`i zgjidhni telashet e vogla me dokumentet e udhëtimit.
Konsullatat kosovare në Zvicër këshillojnë shtetasit e tyre që para se të nisen të kenë parasysh që të sigurojnë dokumentet valide për udhëtim gjegjësisht pasaportat, raporton albinfo.ch.
Nëse kjo e fundit iu ka skaduar, atëherë duhet të drejtoheni në njërën prej konsullatave: në Cyrih, Bernë ose Gjenevë për të siguruar një fletudhëtim. Për të siguruar fletudhëtimin duhet të keni 2 fotografi dhe dokumentin e skaduar.
Duhet të keni parasysh: Me fletudhëtim mund të udhëtoni brenda një muaji kudo përveç në Serbi! Marrëveshjet e fundit ndërmjet dy vendeve kanë siguruar për qytetarët që jetojnë jashtë vendit të udhëtojnë nëpër territorin serb vetëm me letërnjoftime ndërsa për fëmijët nën 16 vjeç vlejnë vetëm certifikatat e lindjes e jo ekstraktet e lindjes!
Duhet të keni parasysh: Gjatë udhëtimit nëpër Kroaci duhet që pasaportat të jenë valide së paku edhe për 3 muaj, përndryshe mund të ktheheni prapa nga autoritetet kufitare kroate.
Duhet të keni parasysh: Të gjithë kosovarët që ja mësyjnë Turqisë gjatë pushimeve duhet të kenë kujdes që pasaporta e tyre duhet të jetë valide më së paku 6 muaj përndryshe mund të mbeteni pa e parë detin edhe pse keni paguar.
Duhet të keni parasysh: Të keni kujdes që fëmijët e porsalindur nëse udhëtojnë, qoftë me aeroplan apo me veturë, prindërit e tyre të sigurojnë fletudhëtime dhe në asnjë mënyrë të niseni me certifikatë të lindjes.
Duhet të keni parasysh: Nëse fëmijët i dërgoni vetëm, pa përcjellje ose gjeni shoqërim të dikujt, duhet të siguroni autorizim që do të verifikohet nga ndonjë notar në Zvicër
Duhet të keni parasysh: Para pushimeve mos provoni të nxirrni pasaportat për udhëtim për shkak të procedurave që zgjasin së paku një muaj edhe për shkak çmimeve që janë më të shtrenjta se në Kosovë. Pasaportat kosovare në Zvicër kushtojnë 84 sfr për personat deri në moshën 3 vjeçare. Mbi këtë moshë deri në 16 vjec kushtojnë 98 sfr. Mbi moshën 16 vjeçare një pasaportë kushton jo më pak se 140 franga zvicerane.
Duhet të keni parasysh: Po ashtu konsullatat kosovare nuk lëshojnë certifikata të lindjes e as ekstrakte. Këtë mund ta bëni në Kosovë nëse keni fatin të mos sorollateni nëpër zyrat komunale. Rrugë të mbarë!
Rreth udhëtimit nëpër Serbi
Duhet të keni parasysh: Me fletudhëtim mund të udhëtoni brenda një muaji kudo përveç në Serbi! Marrëveshjet e fundit ndërmjet dy vendeve kanë siguruar për qytetarët që jetojnë jashtë vendit të udhëtojnë nëpër territorin serb vetëm me letërnjoftime ndërsa për fëmijët nën 16 vjeç vlejnë vetëm certifikatat e lindjes e jo ekstraktet e lindjes!
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s













