Futboll

Ç’ strategji do të përdorë Kosova në ndeshjen kundër Spanjës?

Challandes tha se ndaj Spanjës do të shkojnë me fokus në mbrojtje

Challandes: Ndaj Spanjës do të mbrohemi.

Përfaqësuesja e Kosovës në prag të ndeshjes me Spanjën ka krijuar strategjinë që do të përdorë gjatë lojës.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, tha se do të mbrohen ndaj Spanjës.

“Është shumë e vështirë për këdo të luajë ndaj Spanjës. E kemi parë në ndeshjen e fundit, posedimin e topit, rastet, por në fund, Suedia fitoi. Ndaj Spanjes ne duhet te mbrohemi, por jo vetëm Kosova, edhe ekipet e tjera. Të them se do të fitojmë ndaj Spanjës, është e vështirë të thuash, por edhe të thuash se është e pamundur, është budallallëk”, tha Challandes, transmeton Albinfo.ch.

Ndeshja kualifikatore mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet nesër nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.