Shqipëria
Çfarë vetura vozitin shqiptarët
Gjeografikisht, Tirana mbetet lokomotiva e qarkullimit me 34,7% të mjeteve, ndërkohë që Gjirokastra dhe Kukësi mbeten në fund të listës
Shqipëria ka shënuar një moment historik në transportin rrugor, duke kaluar zyrtarisht pragun e 1 milion automjeteve në qarkullim.
Sipas RTSH, të dhënat e INSTAT për tremujorin e katërt të 2025, tregojnë se numri total i mjeteve arriti në 1.048.092 njësi, transmeton albinfo.ch.
Shifra përfaqëson një rritje vjetore prej 9,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke dëshmuar një zgjerim të pandalshëm të flotës.
Analiza e strukturës së mjeteve tregon një dominim absolut të autoveturave, të cilat përbëjnë 80,8% të totalit.
Tregu i regjistrimeve të reja, tregon se markat gjermane si Volkswagen me 18,6%, dhe Mercedes Benz me 17,5% vazhdojnë të kryesojnë preferencat, por prania e markave kineze si BYD me 6,2% në top-listën e regjistrimeve sugjeron një diversifikim të tregut dhe një rritje të interesit për mjetet elektrike.
Gjeografikisht, Tirana mbetet lokomotiva e qarkullimit me 34,7% të mjeteve, ndërkohë që Gjirokastra dhe Kukësi mbeten në fund të listës. Shtim masiv i mjeteve, megjithëse tregon rritje të fuqisë blerëse, shtron sfida të reja për infrastrukturën urbane dhe mjedisin, duke kërkuar politika më të forta për menaxhimin e trafikut.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













