Tematike
Çifti shqiptar e lidh, rrah dhe poshtëron ish të dashurin e gruas
43-vjeçari A.E. * dhe gruaja e tij 42-vjeçare S.E. * përgjigjen para Gjykatës së Qarkut të Wil të enjten. Ata akuzohen se kanë rrëmbyer, plagosur dhe shtrënguar ish të dashurin e gruas
Një burrë dhe gruaja e tij kanë lidhur një burrë tjetër, të njohur të tyre për një karrige dhe e ka mbajtur ashtu për rreth një orë. Ata i kanë shkaktuar lëndime dhe e kanë kërcënuar personin në fjalë.
Qëllimi i tyre ishte që ai të pranonte se ka kryer përdhunim mbi gruan. Në fund ai u detyrua të pranojë përdhunimin që nuk ka ndodhur kurrë
43-vjeçari A.E. * dhe gruaja e tij 42-vjeçare S.E. * duhet të përgjigjen para Gjykatës së Qarkut Wil të enjten, shkruan 20minuten. Ata akuzohen se së bashku kanë rrëmbyer, plagosur dhe shtrënguar ish të dashurin e gruas.
Në përpjekje për ta shtyrë të pranojë, burri ka detyruar personin në fjalë të bëjë marrëdhënie orale me të, duke e poshtëruar rëndë. Ata e kanë filmuar gjithë rrjedhën. Akuza thotë se ata ishin të vetëdijshëm për veprimet e tyre, transmeton albinfo.ch. Viktima ka pësuar hematoma të shumta në trup dhe ënjtje në zonën e kafkës.
Përveç kësaj, burrin e lidhur e kanë kërcënuar me pincë dhe me thikë. Ai është mbajtur kështu për rreth 90 minuta. Në fund, viktima është detyruar ta konfirmojë përdhunimin, megjithëse ai nuk ka ndodhur kurrë.
Për burrin, prokurori publik kërkon dënim me burg dhe gjobë. Përveç kësaj, kosovari, sipas prokurorisë duhet të dëbohet nga Zvicra për shtatë vjet. Ndërsa për gruan, akuza parashikon një dënim me burg me kusht, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, gruaja me prejardhje nga Maqedonia duhet të dëbohet nga vendi për pesë vjet.
Pesha e akuzës për burrin është më e rëndë se sa ajo për gruan, për faktin se burri kishte përdorur dhunë edhe ndaj gruas së tij, përpara veprimeve kundër mikut. Sipas aktakuzës, ai e ka goditur atë disa herë me grushta, veç tjerash edhe në fytyrë, transmeton albinfo.ch. Qëllimi, në këtë rast kishte qenë që gruaja të “pranonte se ajo nuk ishte përdhunuar”.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë Në komunën e Francavilla al Mare në rajonin Abruzzo të Italisë u mbajt ceremonia e hapjes... -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit














