Sport

Cikalleshi i lumtur që kërkohet nga Lazio

27-vjeçari qendërsulmues është përmendur si një nga emrat që po e monitoron drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare

Sulmuesi shqiptar dhe i Osmanlisporit, Sokol Cikalleshi, është i nderuar që emri i tij po përmendet si një prej transferove të ardhshme të Lazios, ka thënë agjenti i futbollistit.
27-vjeçari qendërsulmues është përmendur si një nga emrat që po e monitoron drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.
“Kam lexuar se çfarë ka thënë Tare dhe natyrisht është nder që të lavdërohesh ashtu, por askush nuk më ka kontaktuar akoma. Nëse kjo do të ndodhte, padyshim që Lazio do të konsiderohej kulm i karrierës për Cikalleshin. Gjithçka është e mundur nëse vjen oferta konkrete”, ka thënë Emre Gumusdograyan për “Lalaziosiamonoi.it”.
Cikalleshi më parë ka luajtur në Shqipëri, Kore Jugore, Kroaci dhe Turqi, ndërsa në Osmanlispor kaloi gjatë gushtit. Sezonin e shkuar realizoi dhjetë gola dhe pati pesë asistime në 27 ndeshje për Basaksehirin.