Koronavirusi: çast pas çasti
Cila vaksinë po përdohet më së shumti?
Deri më tani janë administruar rreth 392 milionë doza në 128 vende të botës
Ndërsa gati 25 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të një vaksine anti-Covid, ka ndryshime të mëdha në ritmin e progresit në pjesë të ndryshme të botës.
Deri më tani janë administruar rreth 392 milionë doza në 128 vende të botës.
Disa vende kanë siguruar dhe dërguar doza në pjesën më të madhe të popullsisë së tyre, por shumë më tepër janë ende duke pritur që dërgesat e para të mbërrijnë, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Kush po merr vaksina?
Me një qëllim për t’i dhënë doza pothuajse çdo të rrituri në botë, ky është programi më i madh i vaksinimit në histori.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë administruar numrin më të lartë të dozave, përkatësisht 111 milionë dhe 65 milionë. Bashkimi Evropian 51 milionë.
India renditet e katërta, me gati 35 milionë.
Por ndërsa pothuajse e gjithë Evropa dhe Amerika kanë filluar fushatat e vaksinimit, vetëm një pjesë e vogël e vendeve afrikane kanë filluar këtë proces.
Shumë vende më të varfëra po mbështeten në dërgesat nga programi Covax, një skemë e udhëhequr nga Gavi, Aleanca e Vaksinave, së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe Koalicionin për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI), e cila po përpiqet të sigurojë që të gjithë në botë të kenë akses në një vaksinë.
Gana u bë vendi i parë që mori vaksinat përmes këtij programi më 24 Shkurt.
Covax ka në plan të dorëzojë rreth dy miliardë doza vaksinash në botë deri në fund të vitit, por shumë vaksina kërkojnë dy doza për person.
Cilat vaksina po përdoren?
Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech ishte e para e cila u aprovua nga OBSH. Ende është vaksina që po bëhet në shumicën e vendeve, por ka edhe disa të tjera që janë aprovuar për përdorim.
Shumica e qeverive kanë filluar me vaksinimin e grupmoshave mbi 60 vjeç, punonjësit e shëndetësisë dhe njerëzit që janë klinikisht të prekshëm.
Në vende të tilla si Izraeli dhe Britania e Madhe, tashmë ka shenja premtuese që vaksinat po ulin numrin e shtrimeve në spitale dhe vdekjeve, si dhe transmetimin në komunitet.
Në të gjithë botën, më shumë se 200 vaksina kandidate po i nënshtrohen provave për të testuar efikasitetin dhe sigurinë e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













