Kuriozitete
Cila veturë mund të përshkojë më së shumti kilometra në “rezervë”
Sa herë mendoni për nivelin e karburantit në rezervuar, ndodh që të ndizet drita që është nga fundi.
Megjithëse veturat moderne japin informacion rreth asaj se sa kilometra mund të përshkojë vetura me pjesën e mbetur të karburantit në rezervuar, ky informacion shpesh është i gabuar, kështu që shoferët nuk duhet të mbështeten shumë në të.
Se sa mund të përshkojë vetura në ‘rezervë’, varet kryesisht nga stili i vozitjes e lloji i rrugës, por shumë varet edhe nga prodhuesi i saj, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch.
Ky problem u trajtua nga ueb faqja “Compare The Market”, të cilët kanë testuar 96 modele të 26 prodhuesve të ndryshëm për të përcaktuar se cila veturë mund të përshkojë më së shumti kilometra në ‘rezervar’.
5 veturat më të këqija:
KIA – Kjo kompani sugjeron mesatarisht 74.1 kilometra që mund të përshkohen me dritën e ndezur të rezervuarit, por modeli i saj Picanto gjatë testimit ka arritur të përshkojë vetëm 51.7 km në ‘rezervar’.
Mitsubishi – Mesatarisht 71 kilometra me dritë të njoftimit të karburantit ndezur.
Porsche – Rreth 70.2 kilometra.
Fiat – Veturat e markës italiane kryesisht blihen nga klasa punëtore, e për këtë pritej që të ishte më i besueshëm në këtë segment.
Megjithatë, veturat e Fiat-it mesatarisht mund të përshkojnë vetëm 66.7 kilometra me karburant në rezervë, ndërsa modeli urban popullor i saj, 500 mund të përshkojë vetëm 59.7 km.
MINI – Nëse vërtet dëshironi t’i vizitoni shpesh pikat e mbushjes së karburantit, atëherë kjo veturë është për ju, kjo pasi me to mund të përshkoni vetëm 60.3 km në ‘rezervar’.
5 veturat më të mira:
BMW – Veturat e prodhuesit nga Bavaria kanë një autonomi mesatare prej 87.3 kilometra që mund të përshkohen në ‘rezervar’. Kampioni brenda kësaj shtëpie është Seria 5 me 110 kilometra.
Volkswagen – Veturat e prodhuesit gjerman mund të përshkojnë mesatarisht 87.3 kilometra ndërsa modeli më i mirë brenda kësaj kompanie është Passat me 120 km.
Lexus – 88.4 km.
Ford – Me veturat e prodhuesit amerikan mund të përshkohen mesatarisht 88.4 km në rezervë, ndërsa modeli më i besueshëm i saj është Mondeo me 112 km.
Volvo – Nëse nuk dëshironi të shkoni shpesh te pikat e karburantit, atëherë blini veturën nga prodhuesi suedez, Volvo.
Kilometrat mesatare që mund të përshkohen në ‘rezervë’ me Volvo janë 94.7 kilometra, ndërsa modeli me autonominë më të madhe në ‘rezervë’ është V40 me 113 kilometra.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












