Lajme
Cilat janë bankat online më të lira në Zvicër në vitin 2025?

Në vitin 2025, bankat online në Zvicër po fitojnë popullaritet për shkak të tarifave më të ulëta dhe fleksibilitetit që ofrojnë krahasuar me bankat tradicionale fizike. Një studim i platformës Moneyland krahasoi tarifat e disa neobankave si Alpian, Kasparund, Neon, Radicant, Revolut, Wise, Yapeal, Yuh dhe Zak, si dhe të bankave tradicionale si UBS, Raiffeisen dhe Zürcher Kantonalbank, transmeton albinfo.ch.
Rezultati tregon se Radicant është banka online më e lirë, me tarifa vjetore nën 20 franga zvicerane. Ndërsa banka fizike WIR është fituesi i përgjithshëm në kategorinë e tarifave, me vetëm 5.80 franga në vit. Revolut rezultoi me tarifat më të larta në mesin e neobankave, kryesisht për shkak të një komisioni prej 1% në transaksione.
Bankat online në Zvicër janë po aq të sigurta sa bankat tradicionale, pasi i nënshtrohen rregullave strikte të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (FINMA).
Zgjedhja mes një banke online dhe një banke tradicionale varet nga preferencat tuaja për përdorimin e teknologjisë dhe kontaktin personal.
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rregullat dhe zakonet e saunave zvicerane që duhet të dinë të huajt Saunat janë të njohura në Zvicër, veçanërisht në pjesë të caktuara të vendit, dhe ka disa...
-
Mijëra njerëz protestuan në “grevën feministe” zvicerane
-
Pse zviceranët po heqin dorë nga Coca-Cola?
-
Një e shtunë e nxehtë edhe për trafikun
-
Droni zviceran thyen rekordin botëror të shpejtësisë