Kosova
Cilat vende në Kosovë janë në rrezik nga përmbytjet
Situatë më e rënduar në rajonin e Dukagjinit
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka ngritur nivelin e gatishmërisë emergjente pas krijimit të situatës në terren nga të reshurat atmosferike në vendin tonë, përcjell albinfo.ch.
Mbështetur në të dhënat nga QOE-112 dhe drejtoritë komunale për mbrojtje dhe shpëtim, situata më e rënduar paraqitet në rajonin e Dukagjinit, ku ka dëme të ndryshme nga vërshimet, ndërkohë që situata është duke u menaxhuar dhe monitoruar nga Qendrat Operative Emergjente (QOE) të AME-së.
Vërshime nga reshjet atmosferike me intensitet më te ulët ka edhe në regjionet e tjera, të cilat janë nën menaxhim dhe në monitorim të plotë nga QOE-112.
Në bazë të vlerësimit dhe në koordinim të ngushtë me drejtoritë komunale përkatëse, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, AME-ja ka ngritur nivelin e gatishmërisë emergjente të QOE – 112 në tërë Kosovën.
Në të gjitha NJPZSH, gjithashtu është ngrit shkalla e gatishmërisë, përforcimi me ekipe shtesë, të cilat janë dukë u angazhuar në terren sipas gjendjes aktuale dhe vendeve me rrezikshmëri të lartë.
Grumbullimi i të të dhënave mbi situatën aktuale është i përhershëm nga qendrat operative të AME-së, analizohen dhe merren vendime sipas situatës.
Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e informuar rregullisht me qëllim të informimit të gjendjes aktuale, ndërmarrja e masave parandaluese, reagimi në vend të ngjarjes, si dhe eventualisht nevoja e ngritjes së gjendjes së gatishmërisë emergjente në nivel vendi.
“Përballë kësaj situate të krijuar nga të reshurat atmosferike, u bëjmë thirrje të gjithëve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar. Qendrat Operative Emergjente janë në gjendje gatishmërie 24/7, andaj ju lutemi të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësi që mund te përballemi”, thuhet në njoftim.
Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendjen emergjente pas reshjeve të shiut.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari Ferit Idrizi në Klan Kosova, duke thënë se është krijuar edhe ekipi emergjent dhe janë lëshuar pesë numra kontaktues për qytetarët në rast se kanë nevojë.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Rritja e presionit financiar godet klasën e mesme zvicerane Shumica e njerëzve në Zvicër konsiderohen si klasë e mesme, megjithatë pasiguria financiare është e zakonshme:... -
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë -
Grupi sindikal shqiptar “Aktivistët” në Unia organizon tubim informativ në Zürich -
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër












