Kosova
Çitaku: Mjerim që Qeveria e solli punën të diskutohet për dinarin në OKB
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka quajtur “mjerim dhe marrëzi” seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përcjell albinfo.ch.
Çitaku e ka marrë për bazë fjalimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në seancën për çështjen e dinarit, të ftuar nga Serbia.
“Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët. Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-së. Dhe aleatëve tanë. Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë. Sa më pak që të flitet në OKB për ne, aq më mirë”, ka shkruar ajo.
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, ka theksuar se SHBA-ja ka shprehur brengën sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e Rregullores së ndryshuar të BQK-së për sa i përket transaksioneve në para të gatshme.
“Vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale. Edhe një herë bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani, por që të shtyhet deri sa të ketë procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane”, ka thënë ajo.
Thomas-Greenfield ka kërkuar nga Serbia që sulmi si ai i 24 shtatorit të mos ndodhë më. Ajo tha se SHBA janë të përkushtuar për paqen në Ballkanin Perëndimor. Sipas saj, dialogu është i mbështetur nga BE-ja dhe jo nga Këshilli i Sigurimit. Greenfield, në këtë mbledhje ka kërkuar edhe një herë që të ketë koordinim të institucioneve të Kosovës dhe të ketë shtyrje të implementimit të rregullores së BQK-së dhe tranzicioni të bëhet.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












