Bota
Çka nuk mund të bëjë Intelegjenca Artificiale

Inteligjenca Artificiale ka mësuar të analizojë të dhënat mjekësore, të lexojë imazhe astronomike, fiton në poker me lehtësi, fluturon me dronë, e sipas studiuesve, ajo mund të bëjë çdo gjë, deklaroi Luca Trevisan, profesor i Shkencave Kompjuterike në universitetin “Bocconi”.
“Ne po shohim progres të vazhdueshëm në zhvillimin e algoritmeve që bëjnë gjithnjë e më shumë gjëra dhe, duke parë përpara, në vitet e ardhshme shohim gjithnjë e më shumë aplikime, duke filluar në mjekësi me zhvillimin e terapive të reja, diagnoza të hershme dhe trajtime të personalizuara. Ky progres mund të na japë përshtypjen se nuk ka kufij për atë që mund të bëhet me algoritme”, tha Trevisan, përcjell albinfo.ch.
“Në realitet ka gjëra që algoritmet nuk do të jenë në gjendje t’i bëjnë, llogaritje për të cilat nuk do të jetë e mundur të zhvillohen algoritme efikase. Kjo vlen, për shembull, për operacionet bankare në shtëpi ose transaksionet financiare, siguria e të cilave kalon përmes aplikacioneve bazuar në llogaritjet, të cilat, nëse do të ishte e mundur të kryheshin në mënyrë efikase, mund ta linin fushën e lirë për operacione të paautorizuara”, shton ai.
”Është e vërtetë që ka probleme llogaritëse që mund ta lejojnë këtë, por nuk ka algoritme që mund t’i lejojnë ato në një kohë të arsyeshme, pasi do të duheshin miliarda vjet. Është një çështje kompleksiteti. Ka llogaritje që do të kërkonin miliarda operacione, për të cilat nuk ka asnjë rrugë të shkurtër dhe që as një sistem intelegjence artificiale nuk mund t’i kryente”, përfundon ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore Alijaj tani po merr mbështetje virtuale në fushatën zgjedhore. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar...
-
Për shtatë muaj, diaspora solli në Kosovë 754 milionë euro
-
Librat në gjuhën shqipe, së shpejti edhe në Zvicër
-
Aplikacioni i krijuar nga ndërmarrësi shqiptar, Kristian Kabashi, i nominuar për Best of Swiss Apps Awards
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
Jeta në Zvicër
-
Sa mund të fitoni me një diplomë universitare zvicerane? Arsimi i detyrueshëm përfundon në Zvicër në moshën 16 vjeç, kur nxënësit kanë një zgjedhje midis...
-
Rriten shtrimet me Covid në Zvicër
-
Emigrantët nga Italia: Zvicra dërgon më shumë roja kufitare në Ticino
-
Primetravel vjen për ju edhe në Cyrih!
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore