Koronavirusi: çast pas çasti
Çka paralajmërojnë studiuesit gjermanë
Përkundër se kanë rënë shifrat ditore me të infektuar, studiuesit presin një valë të dytë
Bota duhet të përgatisë veten për një valë të dytë dhe madje edhe një valë të tretë të pandemisë koronavirus përpara se popullsia të arrijë imunitet të mjaftueshëm ndaj virusit, sipas studiuesve gjermanë.
Lothar Wieler, presidenti i Institutit Robert Koch, një institut i shëndetit publik në Gjermani, tha se një valë e dytë e infeksioneve do të vijë me siguri, duke shtuar se shumica e ekspertëve ndajnë të njëjtin mendim me të.
“Kjo është një pandemi, ndaj ky virus do të mbetet në listën tonë të shqetësimeve mjekësore deri sa të jenë infektuar 60% deri në 70% të popullatës,” tha ai, sipas gazetës “Times of London”.
“Prandaj ne e dimë me shumë siguri se do të ketë një valë të dytë. Shumica e shkencëtarëve janë të sigurt për këtë”, transmeton Scan.
Wieler gjithashtu tha se ishte “një lajm shumë i mirë” që Gjermania, qeveria e së cilës u vlerësua për trajtimin e saj të shpërthimit të koronavirusit, kishte parë infeksione të reja ditore të binin në mes 700 dhe 1.600 në ditë, përcjell albinfo.ch.
Shtetet gjermane janë përpjekur të fillojnë rihapjen e restoranteve, bareve dhe hoteleve, megjithëse Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar kundër lehtësimit të shpejtë të kufizimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh Nga viti 2027, përfitimet përtej limitit ditor nuk do të rimbursohen - Mbi 30,000 nënshkrime u... -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike












