Bota
Çka u kërkon BE-ja vendeve që i gëzojnë vizat?
Bashkimi Evropian u ka kërkuar vendeve të Ballkanit Perendimor dhe atyre të partneritetit lindor, që gëzojnë liberalizimin e vizave në zonën Shengen, të ndërmarrin masa të mëtejshme për të trajtuar migracionin e parregullt.
BE-ja i kërkoi Gjeorgjisë të bëjë më shumë për të parandaluar aplikimet e pabazuara për azil si dhe Ukrainës të rritë luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu zyrtarët e BE-së kanë thënë se migrimi i parregullt nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina mbetet i lartë, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Vendet e Ballkanit Perëndimor morën liberalizimin e vizave në 2009-10, pasuar nga Moldavia në 2014 dhe Gjeorgji dhe Ukrainë në vitin 2017. Qytetarët e Kosovës ende nuk kanë regjim pa viza, pavarësisht një raporti pozitiv nga Komisioni Evropian më parë këtë vit.
Disa vende anëtare të BE-së ngurrojnë t’i japin ndonjë përfitim Prishtinës para zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj 2019, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti zyrtarët dhe diplomatët e BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














