CH-Ballkani
Çlirimi është jashtë rrezikut për jetë
Dy të rinj shqiptarë janë sulmuar në Novi Sad, vetëm sepse flisnin në gjuhën shqipe
Çlirim Maloku, njëri nga dy personat e sulmuar në Novi Sad është jashtë rrezikut për jetën.
Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar, Adem Berisha, nga shoqata ‘Amza e shqiptarëve në Serbi’.
Berisha ka thënë se Maloku ka pasur plagë në kokë, dhe pas intervenimit në spitalin lokal, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, përcjell albinfo.ch.
Familja është njoftuar dhe ka arritur të flasë me Çlirimin. I riu i dytë i sulmuar është lëshuar nga spitali, pas trajtimit mjekësor.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se dy shqiptarë nga Kosova janë rrahur brutalisht, në natën e së dielës, në Serbi.
“Emri i tij është Çlirim Maloku. Ai është nga Kosova. Emri i tij do të thotë Çlirim. Ai është lindur më ’99, vitin kur Kosova është çliruar nga okupimi serb. Javën e kaluar ai është rrahur në Serbi, sepse ka folur gjuhën e tij amtare. Sot ai po lufton për jetën e tij. Merreni me mend”, thuhet në shkrimin e saj.
Në lidhje me këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Me shqetësim mora lajmin për sulmin e kryer ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad. Pa dashur të paragjykoj për rrethanat dhe shkaqet e sulmit, kërkoj nga autoritetet në Beograd që të gjejnë sa më parë ata që kryen këtë akt dhe ti vendosin para drejtësisë. Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie. Po ashtu, duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën. Të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Veseli në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












