Bota
Çmimet e naftës në nivelin më të lartë në pesë muajt e fundit
Çmimet e naftës në bursat botërore javën e kaluar u rritën për javën e pestë radhazi, duke arritur nivelin më të lartë që nga nëntori i kaluar, përcjell albinfo.ch.
Në bursën e Londrës, çmimi i një fuçie të naftës javën e kaluar u rrit 2.8% në 70.34 dollar, ndërsa në “Wall Street” një fuçi u rrit 4.9% në 63.08 dollarë.
Çmimet e naftës, pasi u rritën me 30 për qind në tremujorin e parë, u rritën në javën e parë të tremujorit të dytë, duke arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i nëntorit.
Rritja e çmimeve është shkaktuar edhe nga rritja e numrit të vendeve të reja të punës. Në mars, Shtetet e Bashkuara hapën 196,000 vende pune, më shumë se sa pritej dhe shumë më tepër se një muaj më parë.
Çmimet gjithashtu rriten për shkak të pritjeve të investitorëve se SHBA dhe Kina do të arrijnë një marrëveshje tregtare, e cila do t’i japë fund luftës tregtare, e cila vitin e kaluar ndikoi negativisht në dy ekonomitë më të mëdha botërore.
Gjithashtu, rritja e çmimeve u shkaktua nga rënia e prodhimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Rusisë, të cilat i përmbahen një marrëveshje për të reduktuar prodhimin me 1.2 milion fuçi në ditë.
Çmimet e naftës janë gjithashtu në rritje për shkak të sanksioneve të SHBA-së mbi sektorët e naftës iraniane dhe venezueliane, duke kufizuar më tej furnizimin në treg.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër













