Lajme
Çmimet e rrymës në Evropë marramendëse, Shqipërinë po e ndihmon Kosova
Çmimi i energjisë ka arritur një tjetër rekord në tregjet ndërkombëtare.
Një megavat orë energji elektrike kushton 625 euro, ndërsa në pikun e kërkesës çmimi kalon vlerën 700 euro.
E ndodhur në këto kushte Shqipëria po prodhon përmes Kaskadës së Drinit të gjithë energjinë që përdoret për konsum.
Niveli në liqenin e Fierzës ka rënë në 275 metra, 10 metra poshtë mesatares shumëvjeçare të kësaj periudhe, ndërsa me prodhimin vendas po ndihmohet dhe Kosova.
Komani dhe Vau i Dejës ndodhen në nivelin 174 dhe 73 metra, por prurjet në të gjithë hidrocentralet janë minimale.
Korporata Elektroenergjitike ka hapur disa tenderë për blerjen e energjisë elektrike, të cilat i ka anuluar për shkak të çmimeve të larta që kanë ofruar pjesëmarrësit.
KESH kërkon që të kontraktojë një sasi prej 20 mijë megavat orë për të siguruar energji në ditët e fundjavës, procedurë e cila nëse finalizohet pritet t’i kushtojë vendit një faturë shpenzimi ditor prej 6 milion eurosh në ditë.
Prodhimi i energjisë është ulur në të gjithë kontinentin europian për shkak të thatësirës e cila ka reduktuar jo vetëm prodhimin nga uji, por është ulur edhe shpejtësia e impianteve të erës, ndërsa impiantet nuklearë në Francë janë stakuar pasi nuk ka sasi të mjaftueshme uji për ftohjen e tyre.
Javët e fundit qeveria shqiptare ka nisur një fushatë për kursimin e energjisë elektrike, ndërsa po përgatitet për t’i kërkuar Entit Rregullator të Energjisë ndarjen në fasha të faturës së energjisë dhe rritjes së çmimit për konsumin mbi 800 kilovat orë në muaj./Euronews.al
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gjykohet shqiptari, ka shitur drogë me vlerë prej 3.5 milionë frangash Ai kishte realizuar shitje të kokainës prej rreth 3.5 milionë frangash. Prokuroria kërkon dënim me dhjetë...
-
Politikani zviceran dëshiron të përshpejtojë procedurat për dëbimin e të huajve
-
Jepet drita e gjelbër për ndërtimin e pishinave pranë Jet d’Eau në Gjenevë
-
Për pothuajse dy të tretat e fëmijëve zviceranë, kujdesi është i jashtëm
-
Qasja në pronë është gjithmonë e më e ndërlikuar në Zvicër