Lajme
Çmimi “Rexhep Luci” për arkitektin më të mirë
Çmimi arkitektonik “Rexhep Luci”, sipas kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti, do të ndahet me konkurs ndërkombëtar për pjesë të ndryshme të qytetit
Një kompani holandeze ka fituar këtë vit Çmimin arkitektonik “Rexhep Luci”, që ka ndarë Komuna e Prishtinës për projektin më të mirë në urbanizëm. Ky çmim që do të jetë tradicional, ndahet më 11 shtator, në përkujtimin e vrasjes së arkitektit dhe ish-zyrtarit të komunës Rexhep Luci.
Këtë viti Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta themelojë çmimin arkitektonik “Rexhep Luci”, që do ndahet çdo vjet më 11 shtator për veprën më të mirë arkitekturë urbanistike. Këtë vendim e ka konfirmuar kryetari Shpend Ahmeti pas një takimi që zhvilloi me familjarët e arkitektit dhe urbanistit të ndjerë, Rexhep Luci, në 15 vjetorin e vrasjes së tij.
Veprën fituese, Komuna e Prishtinës do ta zbatojë në realitet, ndërsa çmimi, sipas kryetarit të Komunës, do të ndahet me konkurs ndërkombëtar për pjesë të ndryshme të qytetit
“Organizatorët e javës së arkitekturës sivjet kanë pranuar 15 aplikacione, ndërsa i kanë zgjedhur tre çmimet kryesore. Vendi i parë i takon një projekti nga Holanda, ndërsa me të gjitha projektet fituese do të organizojmë një ekspozitë gjatë javës që vjen ku edhe do t’i ekspozojmë të gjitha ato zgjidhje arkitektonike dhe do ta shpallim edhe zyrtarisht fituesin, me ç’rast edhe e marrim përsipër zbatimin e projektit fitues|”, deklaroi Ahmeti.
Kjo, sipas tij, është më e pakta që mund bëjë Komuna e Prishtinë, për të përkujtuar jetën dhe veprën e arkitektit, Rexhep Luci.
I ndjeri Luci, në vitet e para të pasluftës, u mundua ta ndalte degradimin e qytetit.
Humbja e asaj beteje mund të shihet edhe sot në shumë pjesë të Prishtinës. Përkujtimi për të, siç thuhet në deklaron për media të Komunës, nuk duhet të jetë vetëm kujtim i emrit, por edhe përkushtim që nuk do të lejohet degradimi i mëtutjeshëm i qytetit.
Rexhep Luci, kryearkitekt i komunës së Prishtinës u vra në shtator të vitit 2000 në njërën nga lagjet e kryeqytetit. Vrasja e tij, sikurse dhe shumë të tjera, kanë kaluar pa u sqaruar dhe pa u gjetur vrasësi.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”












