Votimi në diasporë: Deri në ora 09:00 votuan 1 mijë e 659 votues

Procesi i votimit në diasporë ka filluar në ora 05:00 me kohën lokale të Kosovës në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll për zgjedhjet e 28 dhjetorit, kurse nga ora 07:00 votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike në Evropë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se procesi i votimit ka filluar në 25 përfaqësi diplomatike dhe se deri në orën 09:00 nga 19 mijë e 187 votues, kanë votuar 1 mijë e 659 prej tyre.

“Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit që janë nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar procesi i votimit deri në ora 09:00 nga 19 mijë e 187 votues të regjistruar kanë votuar 8.64 për qind, apo një mijë e 659 prej tyre”, tha ai në konferencën për media.

Elezi tha se vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike mund të votojnë sot.

“Numri i përgjithshëm i shtetaseve të Kosovës për të votuar në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës është 19 mijë e 187 votues. Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë gjatë ditës së sotme pasi në listën votuese që janë dërguar në këto përfaqësi janë vetëm emrat e shtetase që kanë zgjedhur këtë mënyrë të votimit”, tregoi ai.

Elezi ka treguar kohën kur nisi votimi në përfaqësi diplomatike. “Procesi i votimit në ora 05:00 sipas kohës lokale në Kosovë ka filluar në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll. Ndërsa në ora 07:00 po ashtu sipas kohës lokale në Kosovë votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike që ndodhen në Evropë”, tha zëdhënësi i KQZ-së.

Kujtojmë se procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullatave të Kosovës në 18 vende të botës.

Thirrja nga KQZ për votuesit e diasporës

Sot, nga ora 07:00 deri në 19:00, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit po votojnë në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Të drejtë vote kanë 19 mijë e 187 votues të regjistruar, të cilët mund të votojnë në 29 përfaqësi diplomatike, të shpërndara në 18 shtete të ndryshme.

Procesi po zhvillohet në gjithsej 40 vendvotime, të organizuara në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës.

Sipas ligjit të ndryshuar për zgjedhjet, votimi nga jashtë realizohet; përmes postës, dërgimit të pakos në adresën e KQZ-së në Kosovë dhe votimit fizik në përfaqësi diplomatike.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë: Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së. Zëri juaj ka rëndësi. Merrni pjesë në votim!”, shkruan KQZ.

Sipas kësaj të fundit, shumica e votuesve nga diaspora janë regjistruar për votim me postë.

Vota e diasporës ka shënuar rritje të vazhdueshme në zgjedhjet e fundit dhe konsiderohet gjithnjë e më vendimtare për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në Bruksel fillon votimi: Demokracia në veprim – çdo votë çon peshë

Sot, në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës ka nisur procesi i votimit për mërgatën të cilët janë regjistruar për votim fizik për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Procesi i votimit ka nisur me kohë, në orën 07:00 në Ambasadën e Kosovës në Berlin, atë në Bruksel e Paris, kanë njoftuar këto institucione diplomatike të vendit. Njëkohësisht janë konfirmuar edhe votuesit e parë.

Në këtë proces kanë të drejtë vote mbi 19, 187 votues, transmeton albinfo.ch.

“Shtetasit e Republikës së Kosovës, të regjistruar për votim në Ambasadën tonë në Bruksel, kanë filluar tashmë të hedhin votat!

Votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 ka nisur këtë mëngjes nëpër ambasadat dhe misionet e Republikës së Kosovës në mbarë botën.

Demokracia në veprim – çdo votë çon peshë!”, njofton ambasadori Agron Bajrami.

Osmani për mërgatën: Ju nuk jeni mysafirë, por shtyllë e shtetit të Kosovës

Në pritjen e fundvitit për bashkatdhetarët nga diaspora, Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani falënderoi mërgatën për kontributin në ruajtjen e identitetit kombëtar, mbështetjen gjatë periudhave më të vështira dhe rolin e tyre në ndërtimin e së ardhmes së vendit.

 


Fjalimi i plotës i presidentës Osmani:

Shumë të dashur bashkatdhetarë nga mërgata, shumë të dashur motra e vëllezër,

“Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj!

Ka vërtetë një pjesë të atdheut që nuk qëndron gjithnjë brenda kufijve të hartës, por zemra për atdheun u rreh edhe nga mijëra kilometra larg.

Ka një Kosovë që përveç gjuhës sonë të zemrës, gjuhës shqipe, flet edhe shumë gjuhë të tjera, që punon në shtete të largëta, por mendimin dhe zemrën gjithmonë i mban këtu. Kjo Kosovë është mërgata jonë, një copë atdheu që jeton larg dhe afër njëkohësisht, që nuk u shkëput kurrë, edhe kur u detyrua të largohej.

Nderi i një kombi matet me ata që i qëndrojnë atdheut pranë edhe atëherë kur fizikisht janë larg. Janë disa njerëz, të cilët asnjëherë nuk kërkuan lavdi, mirëpo me veprat e tyre gjithnjë i dhanë lavdinë më të lart atdheut.

E tillë është mërgata jonë!

Ajo, që i dha mbështetje vendit në kohët më të rënda, e ajo që na gjendet pranë edhe sot teksa vendi ynë përballet me sfida të reja.

Ju jeni dëshmi se atdheu nuk është vetëm vend, por është edhe besë, është kujtesë dhe njëkohësisht përgjegjësi.

Jeni ata që e mbajtët gjallë emrin e Kosovës në kohët më të rënda, ata që e bartët flamurin tonë kombëtar nëpër botë kur ai ende nuk valëvitej lirshëm këtu në Kosovë, ata që e ruajtët gjuhën edhe krenarinë në ditët më të vështira për ne.

Prandaj sot, kur ju themi të gjithëve mirë se erdhët në atdhe, nuk po ju presim si mysafirë, por si pjesë e pandashme e vetvetes sonë.

Të nderuar mërgimtarë,

Sot jemi këtu bashkërisht, në këtë fundvit, për ta dëgjuar sërish njëri-tjetrin, sepse për ne s’është hera e parë që takohemi, ju kemi pritur e na keni pritur vazhdimisht, pra për ta dëgjuar zërin e kujtesës, zërin e historisë dhe zërin e atdheut, që edhe kur është larg, asnjëherë nuk pushon së thirruri.

Kjo, ngase për ne shqiptarët e veçanërisht për mërgatën tonë, atdheu nuk është thjesht një simbol në hartë. Është një ndjenjë, është një kujtim dhe është një mall i pashuar. Është ai imazh që na ndjek në ditët e punës së rëndë dhe në netët e gjata të vetmisë. Është ajo pamje që, sikurse në këngët tona epike, rikthehet vazhdimisht në mendjen tonë.

Malet dhe fushat e Kosovës janë kujtesë kolektive, janë historia jonë e përbashkët, janë dëshmi e qëndrueshmërisë së një populli që, edhe kur dhunshëm është shpërndarë nëpër botë, nuk e ka humbur asnjëherë busullën shpirtërore dhe identitetin kombëtar.

Mërgata shqiptare, mërgata jonë, ka lindur nga nevoja, nga dhimbja, nga mungesa e perspektivës, por edhe nga padrejtësia, dhuna e dëbimet.

Megjithatë, ajo nuk u shndërrua kurrë në harresë. Përkundrazi, u bë forcë, u bë rezistencë dhe u bë mburojë e identitetit tonë kombëtar.

Prandaj, veprat e mërgatës sonë nuk janë thjesht pjesë e arkivës së historisë sonë, ato qëndrojnë në vetë themelet e shtetit tonë. Ju jeni dëshmia më e gjallë se mërgata jonë është shtyllë e fortë dhe e pathyeshme e Republikës sonë të lirë e sovrane.

Në ditët më të vështira të historisë sonë, kur liria ishte e ndaluar, mërgata ishte ajo që na e mbajti gjallë shpresën. Ishte ajo që organizoi, që protestoi, që foli në emrin e Kosovës dhe të popullit të Kosovës në kancelaritë më të rëndësishme të botës. Ishte ajo që hapi rrugë, ishte ajo që ndërtoi ura e miqësi. Ishte ajo që ndihmoi familjet, që mbajti gjallë arsimin nën okupim, që përkrahu luftën për liri dhe dinjitet. Ishte mërgatë, e gatshme kurdoherë për t`u kthyer në atdhe, madje edhe duke rrezikuar jetën.

Këtë e dëshmuan shumë pjesëtarë të mërgatës sonë duke iu bashkuar fillimisht rezistencës paqësore të ndërtuar nga Ati themeltar i Republikës sonë, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Duke ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës kur neve na mohohej liria e dëshmuan sërish kur djem e vajza nga mërgata u kthyen në tokën e Kosovës për të luftuar për mbrojtjen e atdheut, duke u bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kapitullit më të lavdishëm të historisë sonë.

E këtë e dëshmoni secili prej jush edhe sot, sa herë ktheheni në Kosovë, sa herë mbështetni familjet tuaja, sa herë investoni këtu, sa herë jeni prezentë. Ju, jo vetëm që e ndihmoni Kosovën, ju bashkërisht me secilin prej nesh ndërtoni të ardhmen e vendit tonë.

Sot shumë të rinj e të reja kthehen në Kosovë edhe për të investuar, për të zhvilluar Kosovën e për ta bërë edhe më të fortë.

E ky refleks i kthimit, kjo thirrje e brendshme, ka qenë gjithmonë pjesë e shpirtit të mërgatës sonë. Pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë, Kosova hyri në një kapitull të ri. Një kapitull të mbushur me shpresë, por edhe me sfida.

Në këtë proces, mërgata nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, por mbi të gjitha është partner i së ardhmes. Sot, Kosova sërish ka nevojë për kontributin tuaj, për idetë tuaja, për përvojën tuaj, për dijen që keni fituar në vendet ku jetoni dhe punoni.

Ka nevojë për nisma që sjellin akoma më shumë zhvillim, për projekte që krijojnë vende pune, për teknologji dhe inovacion. Ka nevojë për ekspertë që kthehen, qoftë përkohësisht apo përgjithmonë, për të ndarë dijen, për të ndërtuar institucione edhe më të forta, për të ngritur standarde edhe më të fuqishme profesionale.

E po aq sa Kosova ka nevojë për mërgatën, edhe mërgata ka nevojë për një shtet që e dëgjon, që e respekton dhe që e përfshin. Një shtet që vazhdon të krijojë kushte të drejta, ligje të fuqishme dhe një klimë besimi, ku kthimi fizik apo profesional nuk është sakrificë, por është një mundësi e përbashkët.

Kjo zemër që vjen me vrap drejt Kosovës gjithnjë, sa herë që kemi nevojë është edhe thirrje për bashkëpunim. Është dëshirë për të qenë gjithnjë pjesë e diçkaje më e madhe se vetvetja. Është dëshmi se lidhja ndërmjet Kosovës dhe mërgatës nuk është thjesht një nostalgji, por edhe kapital njerëzor dhe moral.

Prandaj, sot, më shumë se kurrë, kjo lidhje duhet të forcohet. Në një botë të paqëndrueshme, me sfida të reja gjeopolitike, ekonomike dhe shoqërore, Kosova ka nevojë për unitet, për mendje të hapura dhe për bashkëpunim të gjithanshëm.

Kjo dashuri për Kosovën gjithnjë ka qenë forca jonë më e madhe. Le ta shndërrojmë atë në zhvillim, në mirëqenie dhe në një të ardhme më të sigurt për brezat që vijnë pas nesh.

E duke qenë në prag të një viti të ri, dua që kjo pritje dhe ky takim me ju të shoqërohen edhe me urimet më të përzemërta për secilin prej jush. Le të jetë viti që vjen një vit i begatë, me suksese personale dhe profesionale, me shëndet të mirë për ju dhe familjet tuaja, dhe me paqe e harmoni në çdo shtëpi shqiptare.

Uroj që viti i ri të sjellë më shumë mundësi, më shumë bashkëpunim dhe më shumë arsye për t’u kthyer në atdhe, për t’u afruar dhe për të ndërtuar së bashku. Le të jetë ky një vit kur ëndrrat marrin formë, ku puna shpërblehet dhe kur Kosova jonë e dashur ecën edhe më shumë përpara me besim e me dinjitet. Le të kontribuojmë pra në këtë ëndërr secili prej nesh, ashtu siç kumbon refreni i këngës epike që na ka bashkuar e na bashkon edhe sot të gjithëve, pavarësisht se ku jetojmë:

“Oj Kosovë, oj nana ime, ndonëse jam i mërguar, dashninë tande zemra kurrë s’ka me harruar.”

Mirë se erdhët në atdhe, mirë se erdhët në Kosovën tuaj!

Zoti e bekoftë Republikën tonë të dashur, të gjithë qytetarët tanë dhe mërgatën tonë! Gëzuar!”

Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?

Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në intervistat personale me aplikantët si pjesë e procedurës së shtetësisë zvicerane.

Në mënyrë tipike, roli i komiteteve komunale të natyralizimit në Zvicër është të vendosin nëse kandidatët për shtetësi – pasi të jenë verifikuar dhe miratuar nga autoritetet federale dhe kantonale të imigracionit – janë integruar mjaftueshëm në jetën e komuniteteve të tyre.

Në disa raste, një aplikanti mund t’i kërkohet të paraqitet para disa banorëve vendas të cilët do të bëjnë pyetje për të zbuluar se sa i huaji di për komunitetin ku jeton dhe sa aktiv është në jetën e tij.

Në shumicën e rasteve, këto seanca “njohjeje” kalojnë pa probleme, por në të tjera, siç e kanë zbuluar disa kandidatë në mënyrën e vështirë – kjo paraqet një rrezik të vendimeve arbitrare ose diskriminuese bazuar në kritere personale, në vend të kritereve objektive dhe të paanshme.

Megjithatë, në kantonin e Cyrihut, më pak autoritete lokale ende kryejnë këto intervista ballë për ballë, shkruan thelocal, transmeton albinfo.ch.

Pse ndodh kjo?

Më shumë komunitete të Cyrihut tani preferojnë të vlerësojnë integrimin e kandidatit nga letrat e motivimit.

Në vitin 2022, vetëm 7 përqind kërkuan letra të tilla; sot, numri i tyre u rrit në 41 përqind.

Në të njëjtën kohë, po zhvillohen më pak intervista personale; në vitin 2022, 71 përqind e komunave kryen intervista të tilla në çdo rast; në vitin 2025, përqindja ra në 51 përqind.

Çfarë është një letër motivimi?

Është një deklaratë personale që shoqëron kërkesën për natyralizim.

E shkruar në gjuhën zyrtare të kantonit ku jetoni, duhet të shpjegojë pse dëshironi të bëheni shtetas zviceran.

Për shembull, një letër e suksesshme detajon vlerësimin e kandidatit për vlerat zvicerane, mënyrën e jetesës dhe shoqërinë në përgjithësi.

Ajo gjithashtu duhet të përmendë përfshirjen ose aktivitetet tuaja vullnetare në punët e komunitetit tuaj – qoftë nëpërmjet një kori lokal, shkolle apo brigade zjarrfikëse.

Megjithatë… kjo letër nuk duhet të ngatërrohet me, ose të zëvendësohet nga, një letër referimi.

Ndër dokumentet dhe procedurat që normalisht kërkohen për procesin e aplikimit është një referencë karakteri nga njerëz (qytetarë zviceranë) që ju njohin mirë.

Qëllimi i referencave nuk është t’ju lavdërojnë dhe të tregojnë se sa person i mirë jeni – ose, të paktën, jo vetëm kaq.

Në vend të kësaj, ato duhet të përqendrohen në atë që është më e rëndësishme për autoritetet zvicerane, domethënë integrimin, sjelljen dhe karakterin tuaj.

Prandaj, letra duhet të përfshijë informacione të tilla si sa kohë ju ka njohur personi dhe si jeni takuar; shembuj të veprimeve specifike që vërtetojnë denjësinë tuaj për t’u bërë zviceran – për shembull, ndihma juaj në ngjarjet e lagjes, përfshirja në kauza të ndryshme lokale, vullnetarizmi dhe gjithçka tjetër që tregon gatishmërinë tuaj për të qenë pjesë e komunitetit tuaj.

Shpërthimi në një xhami në Siri: Tetë të vdekur e 18 të lënduar

Tetë persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi në një xhami në qytetin Homs të Sirisë, të kryer gjatë kohës së lutjeve të së premtes.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA ka raportuar për dëme të mëdha brenda xhamisë “Imam Ali ibn Abi Talib”, që ndodhet në lagjen “Wadi al-Dhahab”, përcjell albinfo.ch.

Bëhet e ditur se hetimet fillestare kanë treguar se pajisje shpërthyese janë vendosur brenda xhamisë teksa menjëherë pas shpërthimit, autoritetet e kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në kërkim të autorëve të sulmit.

Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët

Duke pasur parasysh temperaturat e njoftuara të ngrirjes dhe të nxehtit, Lozana do të rrisë përkohësisht kapacitetin e saj të pritjes së emergjencave. Streha PC e Rouvraie do të hapet të shtunën në mbrëmje, duke ofruar 50 shtretër shtesë në pajisjen ekzistuese, të destinuara për individë në pasiguri të madhe.

Vendi do të jetë i hapur, ashtu si akomodimet e tjera, nga ora 21:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit. Do t’i lejojë çdo personi të mirëpritur të hajë një meze të lehtë, të bëjë një dush dhe të flejë në një shtrat, njoftoi Bashkia të premten. Kjo masë e përkohshme është vënë në fuqi për një javë dhe do të rivlerësohet sipas motit.

Prioriteti i Bashkisë është të zvogëlojë rreziqet që lidhen me pasigurinë e madhe në një kohë kur temperaturat negative të natës po godasin vendin tonë. Si kujtesë, Ekipi Mobil i Emergjencave Sociale Unisanté (EMUS) mund të telefonohet në 0848 133 133 (qendra e mjekëve në gatishmëri) për të raportuar çdo person të pastrehë që fle jashtë, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.

Streha e Rouvraie do të operohet nga mbrojtja civile e rajonit të Lozanës, në bashkëpunim me shërbimin e përfshirjes dhe veprimeve sociale lokale (SISP).

Pothuajse 240 vende gjatë gjithë vitit

Plani Grand Froid financohet nga kantoni dhe bashkitë përmes pjesëmarrjes në kohezionin social. Gjatë vitit, sistemi i akomodimit emergjent dhe i akomodimit emergjent kalimtar ka 239 vende të lira. Është pjesë e një skeme më të gjerë ndihme për strehim.

Lozana gjithashtu menaxhon një skemë ndihme sociale për strehim komunal. Kjo e fundit ofron më shumë se 580 njësi banimi me mbështetje sociale për njerëzit që jetojnë në Lozanë në situata të pasigurta, të cilët kanë humbur shtëpinë e tyre ose që janë gati ta humbasin atë.

Vazhdon konflikti: Tajlanda bombardon zonën kufitare me Kamboxhian

Tajlanda ka kryer sulme ajrore në një zonë kufitare të diskutueshme me Kamboxhian, ndërsa zyrtarët nga të dyja palët vazhduan bisedimet për t’i dhënë fund luftimeve.

Sipas njoftimit, Forcat Ajrore Tajlandeze kishin goditur një “pozicion të fortifikuar ushtarak” kamboxhian pasi civilët ishin larguar nga zona. Ministria e mbrojtjes e Kamboxhias akuzoi Tajlandën për “sulme pa dallim” kundër shtëpive të civilëve dhe për plagosjen e disa personave.

Të paktën 41 persona janë vrarë dhe pothuajse një milion janë zhvendosur që kur rifilluan armiqësitë teksa të dyja vendet kanë fajësuar njëra-tjetrën për prishjen e armëpushimit, transmeton albinfo.ch.

Ministria e mbrojtjes e Kamboxhias tha se sulmet e së premtes ndodhën në provincën veriperëndimore Banteay Meanchey. Deri në 40 bomba u hodhën nga aeroplanët luftarakë F-16.

Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul tha se sapo të dyja palët të bien dakord për kushtet e njëra-tjetrës, mund të nënshkruhet një marrëveshje armëpushimi.

Ndryshe, mosmarrëveshja midis Tajlandës dhe Kamboxhias daton më shumë se një shekull më parë dhe ka pasur përleshje sporadike, me ushtarë dhe civilë të vrarë nga të dyja palët gjatë viteve.

PZAP dënon Lëvizjen Vetëvendosje, shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 6 mijë euro pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konstatuar se kandidatë të saj për deputetë kanë shfrytëzuar institucionet publike për promovim elektoral gjatë fushatës zgjedhore.

Ky vendim i PZAP-së u mor bazuar në ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“…znj.Nagavci ka përdorur zyrën e saj si ministre në detyrë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Durmishi ka përdorur pasuri publike, konkretisht urën në Mitrovicë, ndërsa z. Vitia, znj. Haxhiu dhe z. Çeko kanë përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe në faqen zyrtare të këtij subjekti janë promovuar aktivitete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në vendim, transmeton albinfo.ch.

Sipas vendimit, me këto veprime është shkelur Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të

Ndërsa pensioni privat mirëpritet nga shumica e popullsisë zvicerane, një risi e rëndësishme së shpejti do të lejojë më shumë fleksibilitet për kursimtarët. Nga 1 janari 2026, kontributet e humbura në shtyllën 3a mund të kompensohen.

Pothuajse 60% e personave aktivë në Zvicër kanë një shtyllë 3a. Ata që kontribuojnë përgatiten për pensionin e tyre ndërsa përfitojnë nga kursimet vjetore tatimore.

Pagesat në shtyllën e tretë i nënshtrohen një kufiri. Ato arrijnë në 7258 për punonjësit dhe 36,288 për të vetëpunësuarit. Megjithatë, shumë njerëz nuk paguajnë shumën maksimale, duke mos përfituar kështu nga avantazhi më i mirë i mundshëm tatimor.

Përfundoni pagesat

Legjislacioni i ri bën të mundur plotësimin e pagesave të bëra në vitet e mëparshme. Kjo masë hyri në fuqi më 1 janar 2025, por do të jetë e zbatueshme vetëm nga viti 2026. “Nga viti 2026, do të jetë e mundur për herë të parë të blihen boshllëqet e kontributeve që u shfaqën nga viti 2025”, shpjegon Simon Tellenbach, drejtor i VZ Prévoyance, për SRF-në.

Pagesa prapavepruese janë të mundshme në formën e shpengimit për një maksimum prej dhjetë vjetësh. Kështu, pagesat e paplota për vitin 2025 mund të kompensohen deri në vitin 2035. “Kushti është që të keni paguar tashmë shumën maksimale për vitin 2026 përpara se të jeni në gjendje të mbushni boshllëkun”, thotë Simon Tellenbach.

Gabime të shmangshme

Kontributi në shtyllën 3a është i mençur që në moshë të re. Merrni shembullin e një 25-vjeçari që rrit pagesat e tij pak çdo vit dhe i cili, nga mosha 50 vjeç, kontribuon shumën maksimale vjetore. Në varësi të kthimit – me 0.5% për një zgjidhje në një llogari ose 3% për një zgjidhje investimi – kapitali i tij në moshën e daljes në pension do të jetë shumë i ndryshëm.

Prandaj është thelbësore të jesh i informuar mirë, sepse shumë kursimtarë bëjnë gabime të shmangshme. “Shumë njerëz nuk janë mjaftueshëm të interesuar në opsionet e ndryshme të investimit. Megjithatë, kush thotë investim, do të thotë edhe mundësi për kthim më të mirë”, thotë Simon Tellenbach, transmeton albinfo.ch.

“Së dyti, shumë prej tyre kanë vetëm një llogari 3a, gjë që nuk u lë atyre hapësirë ​​manovrimi për të tërhequr kapitalin e tyre në mënyrë të shkallëzuar më vonë”, vazhdon specialisti i pensioneve. “Dhe së treti, në rastin e zgjidhjeve të sigurimeve, shumë nuk e dinë se një pjesë e primit përdoret për mbulimin e sigurimeve.”

Eksperti shton një paralajmërim: një zgjidhje 3a nuk rekomandohet për njerëzit që kanë nevojë për këto para në afat të shkurtër, sepse fondet janë të bllokuara. Por për ata që kanë kursime mënjanë, është ende e mundur të paguajnë deri në 7258 franga deri në fund të vitit.

Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi

Shërbimi i transportit në shtëpi i Nez Rouge solli 9,134 persona në shtëpi shëndoshë e mirë gjatë Krishtlindjeve.

Një total prej 766 vullnetarësh bënë më shumë se 5,000 udhëtime në prag të Krishtlindjeve dhe ditën e Krishtlindjeve, njoftoi të premten Nez Rouge (Hunda e Kuqe). Shërbimi i lënies së vullnetarëve do të vazhdojë deri në natën e Vitit të Ri, shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch.

Nez Rouge është një organizatë jofitimprurëse e mbështetur nga mijëra vullnetarë. Shërbimi është falas, por nuk garantohet, pasi varet nga kushtet e motit, turmat dhe numri i vullnetarëve dhe automjeteve në dispozicion, theksojnë organizatorët.

Nata e Vitit të Ri është një natë jashtëzakonisht e ngarkuar për ekipet e Nez Rouge dhe ata që mbështeten në ndihmën e tyre mund të presin kohë të gjata pritjeje. Këshillohet të keni një alternativë për të arritur në shtëpi shëndoshë e mirë gjatë kësaj kohe të ngarkuar.

Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër

Fishekzjarrët e natës së Vitit të Ri nuk janë më të dukshëm në qytetet e mëdha zvicerane. Lozana i ka hequr dorë prej vitesh, ashtu si edhe Bazeli, Berna dhe St. Gallen. Në Zvicrën qendrore, vetëm qyteti i Lucernës ofron fishekzjarrë. Gjeneva dhe Cyrihu nuk kanë ndërmend të heqin dorë prej tyre.

Në Lozanë nuk do të ketë fishekzjarrë, por zjarri i famshëm i katedrales, ku lojërat e dritave ndezin barkun, do të zhvillohet si çdo vit. I shoqëruar me verë të nxehtë, Lozana dhe Lozana do të jenë në gjendje të marrin pjesë në shfaqje në mesnatë.

Qyteti i Gjenevës, nga ana e tij, nuk heq dorë nga fishekzjarrët e saj: po organizon një festë tjetër pranë liqenit më 31 dhjetor. Skena muzikore dhe karaoke do të instalohen në skelën Gustave-Ador dhe do të shfaqen kamionë ushqimorë. Këtë vit, mbrëmja e Vitit të Ri do të vendoset nën sloganin “Së bashku shkëlqejmë!”

Nga ana tjetër, nuk do të ketë fishekzjarrë zyrtarë në Neuchâtel, La Chaux-de-Fonds dhe Fribourg. Një fishekzjarr ende hidhet në kantonin e Fribourg-ut, në Lac Noir.

Përtej Sarinës, kulmi i “magjisë së natës së Vitit të Ri” në Cyrih janë fishekzjarrët e lëshuar pas mesnatës pranë liqenit. Gjatë ditës, shumë stenda ofrojnë ushqim dhe pije.

Në Zvicrën qendrore, vetëm Lucerna organizon një shfaqje publike fishekzjarrësh për të shënuar fillimin e vitit të ri, shkruan RTS. Natën e 1 janarit, Liqeni Quatre-Cantons ndriçohet me një mijë drita. Megjithatë, ky aktivitet nuk organizohet nga bashkia, por nga zyra turistike dhe hotelet e qytetit të Lucernës, transmeton albinfo.ch.

Në kantonin e Bernës, një shfaqje e madhe fishekzjarrësh do të ndriçojë natën e Vitit të Ri në Interlaken, duke mbyllur festivalin muzikor “Touch the Mountains”. Nga ana tjetër, nuk janë planifikuar fishekzjarrë zyrtarë nga qyteti i Bernës, as në qytete të tjera të kantonit.

Në Bazel, nuk ka pasur fishekzjarrë për natën e Vitit të Ri për vite me radhë dhe ndriçimi i tyre është i rregulluar rreptësisht për individët. Në Liestal, kryeqytetin e Basel-Campagne, ato janë madje plotësisht të ndaluara.

Fishekzjarrët janë turpëruar prej kohësh, veçanërisht midis mbrojtësve të kafshëve dhe pronarëve të tyre. Ata argumentojnë se qentë dhe macet kanë frikë prej tyre dhe se kafshët e pensionit, si kuajt ose viçat, shqetësohen. Njerëzit e ndjeshëm ndaj zhurmës gjithashtu vuajnë. Ambientalistët kritikojnë ndotjen e tokës dhe ajrit.

Iniciativa popullore “Për një kufizim të fishekzjarrëve” u përfundua në dhjetor 2023. Këshilli Kombëtar sapo ka miratuar një kundërprojekt të drejtpërdrejtë për të ndaluar hedhjen e fishekzjarrëve. Megjithatë, ai kundërshton kufizimet në importin e fishekzjarrëve dhe detyrimin për të paraqitur një dokument identifikimi. Dosja ende nuk ka shkuar në Këshillin e Shteteve.

Sipas një ankete, gati 70% e zviceranëve mbështesin idenë e mbrojtjes së popullsisë, kafshëve dhe natyrës nga efektet e dëmshme të fishekzjarrëve.

Rriten rastet me grip në Kosovë, bëhet thirrje për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë javëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e rasteve me grip dhe infeksione respiratore, e shoqëruar me rritje të numrit të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe hospitalizim.

IKSHPK ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal, transmeton albinfo.ch.

“Edhe pse sezona e gripit ka filluar, vaksinimi është ende i dobishëm, pasi pritet që përhapja e gripit të intensifikohet gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Institutit.

IKSHPK ka shpjeguar se vaksinimi ndihmon në uljen e rrezikut të formave të rënda të sëmundjes, si dhe në mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, përfshirë të moshuarit, fëmijët, personat me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat nga mosha 6 muaj e lart që dëshirojnë të mbrohen nga gripi dhe komplikimet e tij.

Kosovë: 41 zyrtarë policorë janë arrestuar këtë vit, mbi dy mijë ankesa

Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar sot një përmbledhje të aktiviteve për vitin 2025, teksa sivjet kanë pranuar dy mijë e 480 ankesa dhe janë arrestuar 41 zyrtarë policorë.

“IPK gjatë vitit 2025 (deri më 26 dhjetor) ka pranuar dhe ka menaxhuar me 2480 ankesa. Prej tyre 1753 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 717 nga to janë përcjellë në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale (pjesa tjetër janë përcjellë në institucione tjera dhe në Departamentin e Inspektimeve)”, thuhet në publikimin e IPK-së, transmeton albinfo.ch.

“Bazuar në trendët e pranimit të ankesave këtë vit IPK ka pranuar mbi 20% më shumë ankesa krahasuar me vitin e kaluar (2046 ankesa në vitin 2024) e që i referohet kryesisht disa faktorëve si: fuqizimit të besueshmërisë së qytetarëve në Inspektoratin Policor, transparencës së institucionit etj”.

Në anën tjetër, IPK-ja po ashtu ka listuar veprat më të shpeshta penale që i kanë trajtuar dhe hetuar.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në kuadër të angazhimeve dhe fushëveprimit ligjor për fuqizimin e integritetit policor, për periudhën kohore janar – dhjetor (deri më 26 dhjetor) të vitit 2025 ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime: ka arrestuar 47 të dyshuar (41 punonjës të PK-së dhe 6 qytetarë), ka dhënë 129 rekomandime për suspendim, ka dhënë 2 rekomandime për transfer, në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 110 Kallëzime Penale, 36 Raporte të Veçanta dhe 85 Raporte Informuese”, thuhet në njoftim.

“Gjatë këtij viti 5 veprat penale më të shpeshta që janë trajtuar/hetuar nga IPK-ja janë:

– Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike
– Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar
– Rrezikim i trafikut publik
– Lëndimi i lehtë trupor dhe
– Kanosje”.

Rasti i parë me fruth në Shqipëri, fëmija kishte ardhur nga Anglia

Është diagnostikuar rasti i parë me fruth në Shqipëri.

Top Channel bën me dije se fëmija ka ardhur nga Anglia dhe ishte i pa vaksinuar ndaj fruthit.

Rasti është duke u trajtuar në shërbimin e pediatrisë infektive.

ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar.

Mjekë dhe ekspertë të ISHP bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve.

Zvicra Jugore më e prekura nga gripi

Të paktën 2,000 banorë zviceranë do t’i kalojnë festat e Krishtlindjeve në shtrat me gripin. Në rajon, shkalla më e lartë është në kantonin Ticino, me 66.59 raste të konfirmuara për 100,000 banorë.

Shifrat u njoftuan të mërkurën nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH). Sipas të dhënave, 2,178 teste pozitive u zbuluan javën e kaluar në Zvicër dhe Lihtenshtajn, ose 24 raste për 100,000 banorë. Kjo është dyfishi i shifrës për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 30% më e lartë se java e kaluar.

Shifra e dytë më e lartë pas Ticinos i përket Bazelit (42.21), ndërsa më pak të prekur janë Glarus (2.36) dhe Obwalden (2.52).

FOPH raporton se numri i konsultave mjekësore për shkak të simptomave të gripit, të tilla si ethe e lartë e vazhdueshme, kollë dhe dhimbje fyti, u rrit gjithashtu nga 7,000 (80 raste për 100,000 banorë) në 18,000 (200 për 100,000) krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024.

Përveç virusit të gripit, aktualisht qarkullojnë edhe virusi respirator sincicial (RSV) dhe koronavirusi. Ngarkesa virale e të parit po rritet në disa rajone, duke treguar fillimin e një vale rastesh. I dyti, nga ana tjetër, arriti kulmin në tetor dhe aktualisht po regjistron numra më të ulët se gripi.

Të shtunën do të votohen në 29 përfaqësi diplomatike

Një ditë para procesit zgjedhor që do të mbahet në Kosovë, më 28.12.2025, votat fillimisht do të hidhen në kutitë e votimit në misionet diplomatike të Kosovës nëpër botë, më 27.12.2025.

Kjo është hera e dytë për shtetasit kosovarë që jetojnë nëpër botë, që do të votojnë për udhëheqësinë në Kosovë, por duke votuar nga shteti ku jetojnë. Një gjë e tillë u mundësua nga Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Procesi zgjedhor jashtë Kosovës do të organizohet në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti, transmeton albinfo.ch.

Vetëm 19,187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 27.12.2025, sipas KQZ-së, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (26.11.2025 – 06.12.2025).

Procesi i votimit më 27.12.2025 do të zhvillohet në këto përfaqësi diplomatike: 1. Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankfurt – konsullatë; Hamburg – konsullatë;  Mynih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Dyseldorf – konsullatë); 2. Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); 3. Mbretëria e Bashkuar (Londër – ambasadë); 4. Francë (Paris – ambasadë; Strasburg – konsullatë); 5. Belgjikë (Bruksel – ambasadë); 6. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Uashington – ambasadë; Nju Jork – konsullatë); 7. Norvegji (Oslo – ambasadë); 8. Austri (Vjenë – ambasadë); 9. Kanada (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); 10. Suedi (Stokholm – ambasadë); 11. Slloveni (Lubjanë – ambasadë); 12. Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); 13. Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); 14. Turqi (Stamboll – konsullatë); 15. Kroaci (Zagreb – ambasadë); 16. Holandë (Hagë – ambasadë); 17. Republika Çeke (Pragë – ambasadë) dhe 18. Hungari (Budapest – ambasadë).

Me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, i cili do të organizohet më 27.12.2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar mbajtjen e disa konferencave.

Konferenca e parë do të mbahet në orën 09:00 dhe ka për qëllim të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit.

Konferenca e dytë do të mbahet në orën 14:00. Në këtë konferencë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00 si dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Konferenca e tretë do të mbahet në orën 20:00, ku do të bëhet e ditur përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në votime në ato përfaqësi diplomatike ku është përmbyllur procesi i votimit.

Në orën 01:00, KQZ do të njoftojë vetëm përmes ueb faqes dhe rrjeteve sociale për përfundimin e votimit edhe në përfaqësitë diplomatike në ShBA dhe Kanada.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,086 votues. Kjo listë përmban 7,192 votues më shumë se në Zgjedhjet Lokale të cilat u mbajtën më 12 tetor 2025.KQZ ka marr vendim që votimi të mos zhvillohet në 8 përfaqësitë diplomatike në vijim dhe të udhëzohen votuesit që të votojnë përmes postës: Ankara – Turqi (16 votues), Shkup – Maqedoni e Veriut (14 votues), Kanbera – Australi (10 votues), Abu Dhabi – Emiratat e Bashkuara Arabe (10 votues), Iowa – ShBA (8 votues), Podgoricë – Mali i Zi (6 votues), Tiranë – Shqipëri (4 votues) dhe Tokio – Japoni (2 votues).Për votuesit e regjistruar për votim me postë, janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të ndryshme. Votimi për ta përfundon më 27.12.2025.Kutitë postare, sipas KQZ-së janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Fletëvotimi përmban 24 subjekte politike pjesëmarrëse: 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës më 20.11.2025, pasi Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë qeverinë edhe pse zgjedhjet Parlamentare janë mbajtur më 09.02.2025. Presidentja e kishte shpallur 28.12.2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV doli e para me 396,787 vota apo 42.30%, PDK e dyta me 196,474 apo 20.95%, LDK e treta me 171,357 apo 18.27%, koalicioni që më pas u nda, AAK-Nisma me 66,256 vota apo 7.06%.Në zgjedhjet e shkurtit pjesëmarrja në zgjedhje ishte 46.5%.

Mahagoni Küchen – 10 vite cilësi dhe krenari, “Made in Kosova” në Zvicër

Në dhjetë vitet e fundit, “Mahagoni Küchen” është shndërruar në një prej shembujve më të fuqishëm të suksesit të diasporës shqiptare në Zvicër. Me rrënjë prodhimi në Kosovë dhe me prezencë të konsoliduar në tregun zviceran e atë gjermanishtfolës, kompania ka thyer paragjykime, ka dëshmuar standard të lartë profesional dhe ka krijuar një markë që vlerësohet për cilësi dhe korrektësi. Me rastin e 10-vjetorit, albinfo.ch bisedoi me themeluesin e kompanisë, z. Mete Gashi, për rrugëtimin, sfidat, vlerat dhe vizionin e “Mahagoni Küchen”.

albinfo.ch: Z. Gashi, “Mahagoni Küchen” po shënon 10 vjet në tregun zviceran. Si e përjetoni këtë përvjetor dhe çfarë do të thotë për ju personalisht ky sukses?

Mete Gashi: “Për mua, ky 10-vjetor është shumë më tepër se një datë simbolike është përmbledhja e një rruge të gjatë, plot sfida, punë dhe përkushtim. Kur e themeluam Mahagonin në Zvicër, synimi im ishte të krijonim kuzhina cilësore, por edhe të thyheshin tabutë se nga Kosova nuk mund të vijnë produkte të këtij niveli.

Sot, kur shoh sa shumë familje na kanë besuar dhe sa i vlerësuar është brandi ynë në tregun zviceran, ky sukses është një shpërblim personal dhe i gjithë ekipit. Ky përvjetor dhe këta klientë të kënaqur na motivojnë të vazhdojmë me të njëjtin pasion edhe për vitet që vijnë. Është një ndjenjë mirënjohjeje, por edhe përgjegjësie për ta çuar Mahagonin edhe më lart.”

albinfo.ch: Në këto dhjetë vite, cilat do t’i veçonit si momentet më të rëndësishme në rrugëtimin e kompanisë?

Mete Gashi: “Pa dyshim hapja e pikës së parë të shitjes në Winterthur në vitin 2017 dhe më pas hapja e pikës së dytë në La Tour-de-Trême në vitin 2020.”

albinfo.ch: Kur ktheheni pas në kohë, cilat kanë qenë sfidat më të mëdha për një kompani që prodhon në Kosovë, por operon në tregun zviceran?

Mete Gashi: “Sfidat kanë qenë të shumta. Së pari besueshmëria – duhej t’i bindnim klientët zviceranë, por edhe shqiptarët, se produktet nga Kosova jo vetëm i plotësojnë standardet, por shpesh janë edhe më të mira. Së dyti logjistika – koordinimi mes prodhimit në Kosovë dhe montimeve në Zvicër kërkon organizim të përkryer, respektim të afateve dhe një ekip të sinkronizuar në të dyja anët.
Dhe natyrisht paragjykimi – shpesh zviceranët janë skeptikë ndaj produkteve që vijnë nga Kosova. Ne duhej ta ndryshonim këtë përmes profesionalizmit, pa lënë hapësirë për dyshime.”

albinfo.ch: Si ka ndryshuar perceptimi i klientëve zviceranë ndaj produkteve “Made in Kosovo” gjatë këtyre viteve?

Mete Gashi: “Sot produktet ‘Made in Kosovo’ gjenden kudo në Zvicër dhe pranueshmëria është vazhdimisht në rritje. Edhe statistikat e dy vendeve e dëshmojnë këtë. Mendoj se kompania jonë ka luajtur rol të rëndësishëm në ndryshimin e këtij perceptimi, duke motivuar edhe kompani të tjera të Kosovës të plasojnë produktet e tyre në tregun zviceran.”

albinfo.ch: Ju e keni përmendur shpesh “patriotizmin ekonomik”. Si e shihni sot rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës?

Mete Gashi: “Patriotizmi ekonomik është i dukshëm kudo ku ka shqiptarë në Evropë. Por ne nuk duhet të ndalemi, pavarësisht vështirësive që prodhuesit në Kosovë i hasin çdo ditë. Fatkeqësisht, politika në Kosovë ende nuk ka ofruar mbështetjen e nevojshme për prodhuesit – si shkollat profesionale, subvencionimin e lëndës së parë, mbështetje në logjistikë dhe teknologji – për të cilat konkurrentët tanë në vendet fqinje tashmë përfitojnë.”

albinfo.ch: Sa e rëndësishme është për ju që përmes “Mahagoni”-t të kontribuoni në krijimin e vendeve të punës në Kosovë?

Mete Gashi: “Kompania Mahagoni në vitet 2026–27 do të përfundojë fabrikën e re me mbi 10.000 m² hapësirë prodhimi. Kjo do të rrisë kapacitetin dhe fuqinë punëtore me mbi 50%. Bashkëpunëtorët tanë aktualë, por edhe ata që do t’i bashkohen kompanisë, do të kenë kushte edhe më të mira pune.”

albinfo.ch: Cili është sekreti i suksesit të kompanisë suaj? Cilat janë vlerat që e kanë mbajtur “Mahagoni”-n të qëndrueshme dhe të besueshme në treg?

Mete Gashi: “Jam i shkurtër në përgjigje: kualiteti dhe korrektësia. Këto dy parime nuk i kemi lëkundur asnjëherë.”

albinfo.ch: Përveç tregut zviceran, a keni plane për zgjerim në vende të tjera europiane apo për ndërtimin e një marke ndërkombëtare “Mahagoni”?

Mete Gashi: “Mahagoni i plason produktet e saj në të tre shtetet gjermanofolëse:
në Zvicër përmes dy pikave tona në Winterthur dhe La Tour-de-Trême,
në Austri përmes pikës sonë në Vjenë,
dhe në Gjermani përmes dy agjentëve në München dhe Stuttgart.
Rreth 80% të prodhimit tonë e eksportojmë, çka tregon qartë pozicionimin tonë ndërkombëtar.”

albinfo.ch: Në një dekadë punë, keni përjetuar shumë momente njerëzore dhe profesionale. A mund të ndani një histori simbolike nga ky rrugëtim?

Mete Gashi:“Janë shumë, por më të bukurat janë ato kur klientët e kënaqur na dhurojnë ndonjë pikturë, skulpturë, vizatim apo letër falënderimi të bërë vetë. Ato momente me ngarkesë emocionale më japin kënaqësi të veçantë.”

albinfo.ch: Si e shihni të ardhmen e kompanisë pas 10 viteve të tjera? Cili është vizioni për dekadën e ardhshme?

Mete Gashi: “E ardhmja e Mahagonit është e ndritur dhe e qartë. Po investojmë shumë në resurset njerëzore – qoftë brenda familjes sonë, që çdo ditë rritet, por edhe tek gjeneratat e dyta e të treta të kolegëve tanë, ku tashmë punojnë edhe fëmijët e tyre. Kjo është një dëshmi e fortë se jemi në rrugën e duhur për të ardhmen.”

Foto: https://www.mahagoni-kuechen.ch

Lexoni po ashtu:

“Mahagoni”, një tregim suksesi i vëllezërve Gashi në Zvicër 

Lexoni po ashtu:

“Mahagoni” bind zviceranët se edhe në Kosovë punohet me përkushtim

 

 

FMN: Shqiptarët me gjasa të larta të emigrojnë

Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqipëri, emigrimi do të përforcohet më shumë lajmëroi Fondi Monetar e Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë.

Fondi vuri në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të individëve në Rajon që deklarojnë se kanë gjasa të emigrojnë në dekadën e ardhshme ose që synojnë të largohen brenda 12 muajve.

“Ky nivel i lartë i gatishmërisë për emigrim, krahasuar me vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, sugjeron një mungesë besimi në perspektivat ekonomike dhe sociale në vend, si dhe dobësi të tregut të punës për të ofruar mundësi cilësore dhe të qëndrueshme” referoi FMN, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

Në të kundërt duke rritur vlerën e punës, integrimi i vendit tonë në BE do të sillte rritje të fortë të prodhimit për frymë dhe ulje të papunësisë, e për rrjedhojë do të zbuste valën e emigrimit, sugjeron Fondi.

Të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e mesatares së BE-së, një hendek shumë i thellë. Sipas Fondit Shqipëria përveç hendekut në të ardhura shfaq një prapambetje strukturore, që nuk lidhet vetëm me nivelin e investimeve, por edhe me efikasitetin e përdorimit të punës dhe kapitalit.

Kjo tregon se rritja ekonomike ka qenë më tepër e bazuar në faktorë sasiorë sesa në përmirësim real të produktivitetit.

Sipas FMN zhvillimet demografike në vend me emigrim të fortë te të rinjve dhe rënien të forcës së punës janë duke ndikuar negativisht perspektiven ekonomike të vendit.

Shqipëria ka përjetuar një rënie të ndjeshme të popullsisë në moshë pune, çka reflekton tkurrjen demografike dhe emigracionin masiv. Në krahasim me disa vende të tjera të rajonit, rënia popullsisë në Shqipëri është më e theksuar, duke sinjalizuar presion të vazhdueshëm mbi ofertën e punës dhe potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike.

Shqipëria ka prodhim për orë pune dukshëm më të ulët se mesatarja e BE-së dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që informaliteti mbetet i lartë. Edhe pse normat e punësimit dhe pjesëmarrjes në forcën e punës janë përmirësuar në vitet e fundit, ato nuk përkthehen në produktivitet të lartë, ndërsa përqindja e të rinjve as në punë dhe as në shkollë mbetet problematike. Kjo tregon se ekonomia po krijon vende pune, por jo vende pune me vlerë të shtuar të lartë.

Pagat më të larta në vendet e BE-së përbëjnë një faktor të fortë tërheqës, duke qenë se Shqipëria renditet  me nivelin më të ulët të pagave ndër vendet evropiane.

Hendeku më i madh i pagave vërehet te punonjësit me arsim të lartë, ku pagat janë mbi trefish më të larta në ekonomitë e avancuara të BE-së dhe bëhen shkak për rritje të emigrimit. Anketat tregojnë se mangësitë në qeverisje dhe në sundimin e ligjit janë gjithashtu ndër nxitësit kryesorë të emigrimit, veçanërisht te punonjësit e kualifikuar.

Analizat e stafit e stafit të FMN tregojnë se një paketë gjithëpërfshirëse reformash që rrit produktivitetin është kyçe për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe zbutjen e efekteve negative të migracionit. Ndërsa përpjekjet e qeverisë për rritjen e pagave përmes rritjeve të përsëritura të pagës minimale mund të ofrojnë lehtësim afatshkurtër, ato nuk janë të qëndrueshme pa rritje përkatëse të produktivitetit.

Shumë fillestarë punojnë si instruktorë skijimi, por pak janë të certifikuar

Mëngjesi në Fiescheralp – ndërsa shumë njerëz sapo kanë filluar pushimet, fillon dita e punës e instruktores së skive Vivienne Bielmann. Dimri është elementi i saj, thotë 25-vjeçarja: “Është liri e pastër. Mot i bukur, jam jashtë. Kjo është cilësia e jetës.”

Vivienne Bielmann ka punuar në një shkollë skijimi për disa vite. Megjithatë, ajo vetëm tani po e përfundon trajnimin e saj për t’u bërë një instruktore profesionale e çertifikuar e skijimit. Derisa të diplomohet, ngarkesa e saj e punës – dhe për këtë arsye të ardhurat e saj – do të mbeten të parregullta. “Për të qenë në gjendje të përballoj sezonin e dimrit, punoj shumë në verë.”

Mungesë mësuesish të kualifikuar

Shkollat ​​e skijimit nuk kanë mungesë të talenteve të reja, por u mungon stafi i kualifikuar. Shembulli i Fiescheralp e ilustron këtë. Shkolla e skijimit merr shumë aplikime, thotë drejtori i shkollës së skijimit Ivan Volken. “Shumë të rinj duan të bëjnë një sezon para se të fillojnë universitetin. Ajo që na mungon janë ata që duan të trajnohen për t’u bërë instruktorë profesionistë të skijimit.”

Swiss Snowsports, organizata ombrellë për shkollat ​​e sporteve të dëborës, konfirmon trendin. Rreth një mijë njerëz fillojnë trajnimin çdo vit – dhe numri është në rritje. Megjithatë, vetëm një e treta e 12,700 instruktorëve aktivë të sporteve të dëborës mbajnë një certifikatë profesionale federale, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.

Rruga drejt certifikimit është kohë-kërkuese dhe e kushtueshme: trajnimi kushton rreth 16,000 franga zvicerane. Në varësi të destinacionit, mund të aplikohen kosto shtesë për akomodim, vakte dhe bileta skijimi. “Kjo mund të jetë një pengesë e veçantë për të rinjtë”, thotë Roman Sifrig, bashkëdrejtues i trajnimit në Swiss Snowsport.

Financimi nga arkat kantonale është i disponueshëm vetëm në Valais. Megjithatë, kërkesat atje janë gjithashtu më të rrepta: të paktën 20 përqind e instruktorëve të një shkolle skijimi duhet të jenë të certifikuar. “Kjo është mirë për cilësinë”, thotë drejtori i shkollës Ivan Volken, “por për ne si një shkollë skijimi e mesme, është një sfidë të përmbushim vazhdimisht kuotën”.

Akomodimi mungon

Edhe në destinacione më të mëdha si Saas-Fee, situata është e ngjashme: shumë instruktorë të rinj, por pak të kualifikuar. Drejtori i shkollës së skijimit Gabriel Anthamatten tregon kushtet e punës – për shembull, orët e punës, të cilat luhaten ndjeshëm. “Në sezonin e pikut, biznesi është tepër i gjallë. Në janar dhe mars, ndonjëherë është shumë i ngadaltë. Kjo e bën të vështirë planifikimin afatgjatë.”

Kësaj i shtohet një problem i njohur për shumë rajone turistike: mungesa e strehimit të përballueshëm. Shkollat ​​e skive po i mbështesin gjithnjë e më shumë stafin e tyre në kërkimin e tyre për strehim, siç konfirmohet nga dy shkollat ​​në Saas-Fee dhe në Fiescheralp. “Nuk është puna jonë të gjejmë apartamente për punonjësit, por ata nuk do ta fillojnë punën pa një të tillë”, shpjegon Ivan Volken.

Mungesa e strehimit, kostot e larta të trajnimit, detyrat e pasigurta. Pavarësisht sfidave të shumta, instruktorja e skijimit Vivienne Bielmann nuk po mendon të heqë dorë. “Puna sezonale ka të mirat dhe të këqijat e saj. Ajo i dekurajon shumë të rinj. Por ndoshta do t’ju tërheqë – nëse keni kohë dhe motivim.”

Sukses dhe kaos: 29,000 gjoba në Birsfelden po japin efekt

Kontrollet e trafikut në Birsfelden BL po dëshmohen efektive: “Trafiku në rrugët e banimit është ulur me një mesatare prej 25 përqind”, thotë këshilltarja bashkiake Desirée Jaun. Kështu, ajo po citon shifra për herë të parë mbi shkallën e reduktimit të trafikut. “Sistemi po funksionon”, përfundon ajo, raporton SRF, transmeton albinfo.ch.

Komuna aktualisht po lëshon rreth 70 gjoba për trafik të paligjshëm në ditë. Kjo do të thotë se ka ende shoferë që nuk po i përmbahen rregullave të reja të trafikut.

Megjithatë, në fillim të sistemit të ri në shtator, numrat ishin dukshëm më të lartë: rreth 1,000 në ditë, ndonjëherë edhe dyfishi i tyre. Komuna bëri bujë në të gjithë Zvicrën. Së pari, sepse autobusët jo vetëm që ulën trafikun, por gjeneruan edhe të ardhura të konsiderueshme. Së dyti, sepse komuna të tjera u interesuan për të miratuar sistemin e ri në Birsfelden.

Jaun thekson se paratë nuk kanë qenë kurrë arsyeja për kontrollet e transportit publik. Qëllimi kryesor ishte lehtësimi i trafikut në lagje. Dhe kjo është arritur, edhe nëse mund të bëhet më shumë. “Ende po jepen shumë gjoba.”

Komuna u trondit nga vëmendja e medias, nga shumë qëllime dhe pasojat e tyre. “Pati kaos të plotë në administratë”, thotë administratori bashkiak Martin Schürmann. “Na u desh të punësonim staf shtesë.”

Birsfelden kishte pritur 20 deri në 25 gjoba në ditë. Megjithatë, “në kohët më të këqija”, ata lëshuan deri në 2,000 gjoba në ditë.

Shumë nga ata që u mbaruan u paraqitën edhe në zyrën e administratës komunale. Ata ofruan justifikime dhe shpjegime për të shmangur pagesën e gjobave. Megjithatë, në shumicën e rasteve, Birsfelden nuk i tërhoqi gjobat.

Sistemi i drejtësisë duhet të kujdeset për këtë.

Dhjetë persona që morën gjoba refuzojnë absolutisht t’i pranojnë ato. Çështjet tani janë në prokurorinë publike. Desirée Jaun mbetet e qetë për situatën. “Ne i shqyrtuam plotësisht aspektet ligjore përpara se të futnim sistemin e ri.”

Banorët e Birsfelden nuk preken nga këto rregullore. Ata që duhet të hyjnë në rrugët e lagjes për punë gjithashtu lejohen ta bëjnë këtë – edhe nëse qëndrojnë në lagje për më pak se 15 minuta.

Rregullat për pasaportën shqiptare për interes kombëtar

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë ka përcaktuar rregullat e reja dhe kriteret për dhënien e shtetësisë shqiptare për personat që ndihmojnë në evidentimin e kontributit me interes kombëtar në fushën e artit, kulturës dhe sportit.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i firmosur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili detajon se si do të vlerësohen kërkesat e të huajve që duan të pajisen me pasaportën shqiptare përmes meritave të veçanta, transmeton albinfo.ch.

Sipas udhëzimit, përveç kritereve të përgjithshme, aplikuesit në programet e veçanta të shtetësisë me interes në fushën e artit, kulturës dhe sportit, duhet të plotësojnë edhe kriteret specifike shtesë.

“Kandidati duhet të ketë përfaqësuar ose promovuar Shqipërinë në skenën ndërkombëtare përmes artit, filmit, muzikës, letërsisë apo formave të tjera kulturore dhe disiplinave sportive, si dhe të ketë kontribut në krijimin e personave juridikë në fushën e artit, kulturës, sportit dhe mbështetjes së aktiviteteve, programeve, nismave në këto fusha”, thuhet në udhëzim.

Udhëzimi saktëson edhe rrugën që ndjek dosja e një aplikanti.

Drejtoria përgjegjëse pranë MTKS regjistron menjëherë kërkesat e ardhura nga Agjencia e Posaçme për Programet e Shtetësisë (AHVPSH).

Ministri ngre një komision ad-hoc, për vlerësimin e aplikimit në aspekt të kontributit me interes kombëtar në fushën e artit, kulturës dhe sportit.

Pas përfundimit të shqyrtimit, grupi i punës i paraqet ministrit për miratim raportin përfundimtar, i cili përmban përshkrimin e kontributit të aplikuesit në një nga fushat; dokumentacionin mbi të cilin bazohet vlerësimi; qëndrimin lidhur me evidentimin ose jo të kontributit në fushën e artit, kulturës dhe sportit si dhe rekomandimin për miratimin ose mosmiratimin e propozimit për dhënie shtetësie.

Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohet struktura përgjegjëse për politikat e trashëgimisë kulturore, zhvillimit të arteve dhe politikave të sportit dhe anëtarët e grupit ad-hoc. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.