Koronavirusi: çast pas çasti
COVID-19 në botë, 100 mijë raste të reja gjatë ditës së fundit
Statistikat e sotme tregojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1.7 milion.
Nga dje deri sot, numri i personave të infektuar me Covid 19 në gjithë botën është rritur me 100 mijë njerëz.
100,000 njerëz kanë vdekur dhe gati 400,000 janë shëruar nga infeksioni i rrezikshëm.
Më shumë se 70 mijë njerëz kanë vdekur në Evropë. Më shumë se 18 mijë njerëz kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara.
Sa u përket njoftimeve të disa vendeve, përfshirë Italinë, Slloveninë dhe Austrinë, se ato do të lehtësojnë masat e karantinës pas festave të Pashkëve, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi që është shumë herët për këtë.
“Lehtësimi i shpejtë i kufizimeve mund të çojë në kthimin vdekjeprurës të virusit korona. Rruga tatëpjetë mund të jetë po aq e rrezikshme sa rruga përpjetë nëse nuk menaxhohet siç duhet”, tha Tedros Adhanom Gebrejesus, OBSH.
Numri i të vdekurve në Spanjë ka arritur në mbi 16000, por për të tretën ditë me radhë bie. Ka pasur 510 raste të vdekjes të paraqitura në 24 orët e fundit. Ulja e numrit është shenjë inkurajuese për vendin që është i treti sipas viktimave nga virusi korona pas SHBA-së dhe Italisë.
Në mesin e fqinjëve tanë, në Shqipëri, nga gjithsej 433 të infektuar me Covid-19, 16 janë fëmijë. Sipas Zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacoli, ato janë në gjendje të mirë.
Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë regjistruar edhe 23 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 250. Shtatë kanë vdekur, ndërsa 52 janë shëruar.
E-Diaspora
-
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it I riu shqiptar nga Kosova kurorëzon me sukses doktoraturën në Austri, duke u renditur ndër doktorët... -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













