Koronavirusi: çast pas çasti
Covid pritet të shndërrohet në grip sezonal
Bota po hyn në një “epokë të pandemive”, deklaroi një panel prej 26 ekspertësh nga e gjithë bota në raportin e botuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian.
“Përpjekjet e sotme për të trajtuar COVID-19 duhet të përfshijnë investime dhe masa reagimi që kanë potencialin më të madh të mundshëm për përmirësim të qëndrueshëm në parandalimin, përfshirë investimet në burimet njerëzore dhe në trajnimin e tyre, gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve globale të shëndetit”, thanë shkencëtarët.
“Trajektorja e mundshme për SarsCoV2 është të bëhet endemike, me shpërthime sezonale për shkak të rënies së imunitetit natyror, mbulimit të pamjaftueshëm të vaksinave globale dhe/ose shfaqjes së varianteve të reja që nuk kontrollohen nga vaksinat aktuale”, shtuan ata, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, valët e reja epidemike janë të mundshme, sidomos në vendet me mbulim të ulët vaksinimi, prandaj ekspertët paralajmërojnë se “barazia globale në qasjen në burime, është njëkohësisht një domosdoshmëri morale dhe një nevojë kritike për kontrollin e pandemive”.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij Loriani e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke triumfuar në turneun ndërkombëtar në... -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj











