Lajme
Ç’përmban Raporti i Dick Marty-t?
Analiza e raportit që ndezi polemika të mëdha mbi Kosovën dhe lidershipin politik të saj
Dick Marty është i sigurt: Shtëpia e verdhë në Burrel i ka shërbyer UÇK-së si sallë operimi për të zhvilluar kontrabandën e saj me organe njerëzish. Viktimat kanë qenë serbë dhe romë. Në fillim të Raportit të tij (Pikat 1-20, Faqe 1-4) ai përsërit të njëjtat akuza si në raportin e tij të parë që u publikua me 11 qershor të vitit 2007.
Përfundimi i Marty-t: Të gjithë përpiqen të fshehin krimin. Gjatë konferencës për shtyp ku Marty prezantoi raportin e tij një gazetar e pyeti: «Çka të fshehin?», «dëshmitë natyrisht», iu përgjigj Dick Marty. «Cilat dëshmi? Ju nuk i keni ato, prej nga jeni i sigurt se ato ekzistojnë», e pyeti një gazetar tjetër. Pas një pauze, Marty me një lehtësi: «Do t’i gjemë ato». Deri atëherë, durim pra.
Shqiptarët, të mllefosur
Qeveritë shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë reaguan plot mllef. Akuzat e Marty-t nuk paskan të bëjnë me zbardhjen e plotë të rastit në fjalë, por bëhet fjalë, sipas tyre, për një intrigë të përgatitur mirë nga “antishqiptarët”. Presidenti shqiptar Bamir Topi di më shumë: «Raporti i Dick Marty-t është i stimuluar nga ultrancionalistët serbë», tha ai pardje para medieve shqiptare.
Edhe opozitari i së majtës shqiptare Edi Rama nuk ka mendim ndryshe: «Kësaj radhe edhe unë jam me mendimin e Berishës se Dick Marty është një sharlatan».
Hashim Thaçi, i cili drejtpërsëdrejti akuzohet nga politikani zviceran, kërcënoi se do padisë autorin e raportit. «Marty duhet shpejtë të sjell fakte për këto akuza, përndryshe duhet të llogaris me një padi penale», kështu ishte mesazhi nga Prishtina.
Administratori i parë në Kosovë Bernard Kouchner është skeptik ndaj raportit zhurmëmadh. Eksponentë të NATO-s dhe SHBA-ve demantuan konstatimet e Marty-t gjoja të kenë qëndruar indiferent ndaj hetimeve të rastit së «shtëpisë së verdhë».
Më qartë në këtë kontekst u deklarua dje zëdhënësja e EULEX-it në Prishtinë Christina Herodes: «Pas një hulumtimi të gjatë të rastit hetuesit e EULEX-it nuk gjetën dëshmi në «shtëpinë e verdhë», të cilat do të konfirmonin akuzat rreth kontrabandimit me organe njerëzish». «Nuk është diçka sensacionale që hetuesit nuk kanë gjetur gjë», kundërshtoi Carla del Ponte. Pse? Sepse: «Kosova është fëmija e dashur e SHBA-ve», tha ajo në një intervistë me të përditshmen zvicerane nga Berna «Der Bund». Pra ajo lenë të kuptojmë se SHBA- të janë ato që pengojnë zbardhjen e të së vërtetës?
“EULEX nuk bën punën si duhet”?
Edhe më interesant është pjesa e dytë e raportit. 176 «konkludime» përbëjnë pjesën e dytë të raportit të juristit «të pavarur e të drejtë» – siç u kualifikua ndo do miqtë të tij nga Tiçino. Kemi të bëjmë me një xhungël thash-e-thëniesh, të cilat nga profesionistët e jurisprudencës nuk do të pranoheshin as si indikacione.
Megjithatë ai parashtron aty disa pyetje (Pikat 85 – 77), të cilat kërkojnë vëmendje: Në qoftë se EULEX dhe instancat tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe Shqipëri paskan hulumtuar në mënyrë të rregullt rastin dhe paskan ardhur në rezultate përmbyllëse, atëherë pse këto nuk i kanë dorëzuar në mënyrë zyrtare e publike në Këshillin e Evropës, në parlamentin e saj, pse ato nuk ia janë dorëzuar po në të njëjtën formë siç bën Dick Marty Komisioneve të OKB-së për të drejtat e njeriut e të ngjashme?
Tragjikomike në këtë aspekt – ku Marty ka plotësisht të drejtë – është edhe fakti se EULEX madje ka edhe një lloj përgjegjësie ndaj KE për një gjë të tillë.
Dick Marty tha edhe vetë: ai nuk ka fakte. Shtëpia e verdhë ende nuk është prishur. EULEX dhe NATO apelojnë tek Marty që të mos merret me provokime. Qeveritë shqiptare kanë përshtypjen sikur spekulimet e këtij lloji ndikojnë në destabilizimin e politikave të brendshme e të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore dhe parasëgjithash, ato ndikojnë shumë në bllokimin e dialogut të iniciuar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Dihet publikisht që Dick Marty ka kontakte miqësore me personalitete të caktuara e qeveritare në Beograd. Megjithatë nuk ekzistojnë fakte konkrete – siç pretendon presidenti shqiptar – që Dick Marty për hir të interesave miqësore me serbët të ketë për qëllim destabilizimin e Kosovës. Ndoshta përpiqet presidenti shqiptar të imitojë Marty-n dhe operon njëjtë si ai: me thashetheme.
Shumë zhurmë për asgjë? Spektakël. Nuk besojmë. Pasojat që tani janë të dukshme. Disa nga vendet perëndimore, të cilat kanë lidhje miqësore me Kosovën, kanë filluar t’i rishqyrtojnë lidhjet e tyre me shtetin e ri, e sidomos me elitat e saja politike.
Opinionet e shprehura në këtë kolumnë janë të autorit dhe nuk reflektojnë domosdo mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës











