Lifestyle
“Crazy Rich Asians”, filmi më i shikuar i javës
Komedia romantike e studios Warner Bros “Crazy Rich Asians” i kryesoi arkat filmike të Amerikës Veriore për të tretën javë rresht, duke i fituar edhe 22.2 milionë dollarë ekstra, të cilat i shtohen shumës së arkëtuar deri më tani, që e kap shifrën prej 110 milionë dollarësh.
Drama me peshkaqen, “The Meg”, po ashtu prodhim i studios Warner Bros, këtë javë u pozicionua në vendin e dytë, me fitimin e 10.5 milionë dollarëve nga shitja e biletave nëpër kinema.
Rolin e protagonistit në këtë projekt e luan aktori i njohur i filmave aksion, Jason Statham. Filmi i fundit i aktorit Tom Cruise, “Mission: Impossible – Fallout”, u rendit i treti në këtë listë me arkëtimin e 7 milionë dollarëve ekstra, brenda tri ditëve të shfaqjes, përcjell albinfo.ch.
Filmi e ka shënuar një sukses të madh në arkat filmike, që nga lansimi nëpër kinema. Filmi i studios MGM, “Operation Finale”, i fitoi 6 milionë dollarë nga shfaqja nëpër kinematë e Amerikës dhe Kanadasë, duke u renditur kështu i katërti në këtë listë.
Ky konsiderohet një debutim i suksesshëm i filmit në arkat filmike. Ndërsa, top pesëshja këtë javë u plotësua me filmin e studios Sony, “Searching”, i cili arriti që brenda tri ditëve të shesë bileta në vlerë prej 5.7 milionë dollarësh. Pritet të shihet nëse suksesi i tij do të vazhdojë edhe në javën e ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën