Futboll

Cristiano Ronaldo te Juventusi, pothuajse punë e kryer

Lojari i Real Madrid, Cristiano Ronaldo pritet të kaloj shumë shpejt në ekipin e ri, atë të Juventusit.

Cristiano Ronaldo te Juventusi, nuk është më vetëm lajm spekulues i verës, por që mund të realizohet shumë shpejt dhe në favor të kampionit të Italisë.

Të gjitha mediat e respektuara evropiane shkruajnë për largimin e Ronaldos dhe kalimin e tij te “Zonja e Vjetër”, dhe me këtë është pajtuar edhe ekipi i tij, Real Madridi.

“Mbretërit” do ta lëshonin Ronaldon për 100 milionë euro, që do të ishte një çmim i mirë për Realin, me portugezin që ka mbushur 33 vjet.  Te Juventusi ai do të përfitonte 30 milionë euro në sezon, që është kërkesa e portugezit. 

Deri më tani asnjë zyrtar nga të dyja klubet nuk ka konfirmuar, por as nuk ka mohuar lidhjen e Ronaldos me kalimin në Torino.