Muzikë

Çunmulaj kundërshton performancën e Bregoviqit: Ftojeni Sabri Fejzullahun

Vazhdojnë kundërshtimet ndaj performancës që pritet ta mbajë Goran Bregoviq në Korçë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, i është bashkuar vargut të personaliteteve, të cilat po kundërshtojnë ardhjen e Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë, raporton Albinfo.ch.

Çunmulaj thotë se më mirë do të ishte të ftohej legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, sesa Goran Bregoviq.

“Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikës shqipe do të ishte i ftuar në Korçë dhe t’i ishte dorëzuar çelësi i Tiranës. Ose, pse nuk ftohet legjenda e gjithë Ballkanit dhe jo vetëm e ish-Jugsllavisë. Pse nuk e sillni atë?”, shkruan Çunmulaj në rrjetet sociale.