Kosova
Daka: 15 500 zarfe nga diaspora dërgohen nesër në QNR
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se zarfet nga Serbia do të hetohen nga policia
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se rreth 15 mijë e 500 zarfe me vota nga diaspora do të dërgohen të hënën në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), dhe do të procedohen sipas rregullave, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa, zarfet nga Serbia, nga të cilat dyshohet se u helmuan punonjës të KQZ-së, tashmë janë objekt i hetimeve nga policia.
Daka i bëri komentet pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të dielën në orët e mbrëmjes, lidhur me incidentin me zarfet e votave që erdhën nga Serbia.
Mbledhja është mbajtur me dyer të mbyllura, ndryshe nga zakonisht, raporton EO.
“Pas ngjarjes së sotme, KQZ-ja ka marrë vendim që votat nga diaspora, në përcjellje të policisë të transferohen në QNR dhe atje do të procedohen sipas procedurave të tjera. Janë rreth 15 mijë e 500 zarfe dhe do të dërgohen në QNR për rinumërim”, tha Daka.
“Zarfet të cilat kanë ardhur nga Serbia ka arsye të dyshohet se ka ndonjë materie dhe do të hetohen nga policia dhe të ekzaminohen nga forenzika për të konstatuar në qoftë se ka pasur ndonjë mjet helmues, dhe ende nuk dihet se a do të numërohen. Pasi të kryhen hetimet se a janë të rrezikshme, do të procedohen”, shtoi Daka.
“Kush do qoftë që e ka shkaktuar do të përgjigjet sipas Kodit Penal të Kosovës”, tha Daka, duke mos dashur të lëshohet nëkomentime “politike”.
“KQZ-ja vepron sipas ligjit dhe shërbimi i votuesve vendos se a janë të rregullt apo jo. Votuesve që iu refuzohet kanë të drejtë ankese”, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













