Lajme
Danimarka kufizon udhëtimet me të gjitha vendet
Kjo si masë për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, sidomos të variantit të ri të tij.
Danimarka do të kufizojë udhëtimin nga të gjitha vendet nga 9 janari dhe ka këshilluar qytetarët e saj që të mos shkojnë jashtë vendit, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, në veçanti të mutacioneve më të transmetueshme të gjetura për herë të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut. Masa pason një vendim të kësaj jave për të forcuar më tej një bllokim ekonomik dhe social.
Ministri i Jashtëm, Jeppe Kofod, u tha gazetarëve të premten se masat e udhëtimit ishin “një pasojë logjike e masave të brendshme të marra nga qeveria në ditët e fundit”. Autoritetet daneze deri më tani nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të variantit të koronavirusit të Afrikës së Jugut, por ata vlerësojnë se varianti britanik do të jetë dominues në Danimarkë nga mesi i shkurtit.
Nga e premtja, hyrja në Danimarkë do të jetë e kufizuar për njerëzit me një qëllim të besueshëm dhe provë të një testi negativ të koronavirusit jo më të vjetër se 24 orë, tha ministri i Transportit, Benny Engelbrecht, në konferencën për shtyp. Kufizimet e udhëtimit do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 17 janar, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












