Lajme
Danimarka lehtëson masat, mësimi në shkolla starton nga prilli
Ani pse shtetet evropiane po shtrëngojnë masat kundër Covid-19, Danimarka do t’i lehtësojë masat nga fillimi i muajit prill, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Danimarkës konfirmoi se do të lehtësonte masat e marra në prill dhe maj. Nga 6 prilli do të hapen shkollat, ndërsa restorantet, teatrot dhe bizneset e tjera do të rihapen një muaj më vonë.
Në një deklaratë për media, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, tha se shpreson të heqë pothuajse të gjitha kufizimet pasi të jenë vaksinuar të gjithë personat nën 50 vjeç. Sidoqoftë, plani i rihapjes së vendit vlen vetëm për njerëzit që janë të pajisur me një certifikatë vaksinimi.
Danimarka gradualisht ka lehtësuar masat e marra pasi normat e infeksionit kanë rënë. Ndërkohë vende të tilla, si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë shënuar rritje të infeksioneve në javët e fundit.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! Pak minuta para fillimit të ndeshjes së madhe të 1/8-ave të Kupës së Botës kundër Kolumbisë,... -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit













