Lajme
Danimarka miraton pilulën anti-COVID
Danimarka ka miratuar pilulën kundër koronavirusit ‘Merck’, e cila rekomandohet për pacientët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për të moshuarit.
Muajin e shkuar Britania e Madhe u bë shteti i parë që miratoi trajtimin me pilulën anti-COVID.
Agjencia evropiane e barnave ende është duke e shqyrtuar, rregullatori amerikan pritet të aprovojë në fund të vitit.
Të dhënat e testimeve kanë treguar se ilaçi reduktoi me 30% shtrimet në spital dhe vdekjet e pacientëve që ishin në rrezik më të lartë.
Agjencia Evropiane e Barnave sqaron se kjo pilulë duhet të jepet brenda pesë ditëve nga simptomat e para për të trajtuar të rriturit që nuk kanë nevojë për mbështetje për oksigjen dhe janë në rrezik të përkeqësimit të sëmundjes së tyre.
Nga autoriteti europian shëndetësor këshillohet se pilula, e zhvilluar së bashku me Ridgeback Biotherapeutics, duhet të merret dy herë në ditë për pesë ditë me radhë, por këshillohet të mos përdoret gjatë shtatzënisë dhe tek ato gra që planifikojnë të mbeten shtatzënë./Euronews
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto













