Lajme
Danimarkë: Të arrestuar në protestën kundër kufizimeve antikoronavirus
Dy persona u arrestuan në një protestë kundër kufizimeve antikoronavirus, në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagën, ka thënë policia.
Një person u arrestua për hedhjen e fishekzjarreve ndaj policisë gjatë marshimit të së shtunës, ndërsa një tjetër u ndalua për sjellje të dhunshme, tha policia për AFP, transmeton Albinfo.ch.
Tubimi u organizua nga një grup që e quan veten “Burrat në Danimarkën e Zezë”, të cilët kanë thirrur demonstrata të rregullta që nga fundi i vitit të kaluar, kundër asaj që e quajnë “diktaturë” të kufizimeve të vendit nga Covid-19.
Duke ecur nëpër tymin e fishekzjarreve, protestuesit mbajtën pishtarë ndërsa lëviznin nëpër qendër të qytetit, duke brohoritur “Liri për Danimarkën” dhe “Mette Ciao”, një referencë ndaj Kryeministrit Mette Frederiksen.
Media lokale raportoi se marshimi u zhvillua në një atmosferë “ndonjëherë intensive”, por pa ndonjë incident të madh.
Protesta erdhi një ditë pasi një grua 30-vjeçare u dënua me dy vjet burgim, për thirrje për dhunë, gjatë një tubimi të mëparshëm “Burrat në Danimarkën e Zezë” kundër kufizimeve të Covid-19 në janar, shkruan The Guardian, përcjell Albinfo.ch.
Çështja provokoi një debat në lidhje me dënimin, të cilin komentatorët e konsideruan jashtëzakonisht të ashpër për të.
“A jeni gati të shëtisni dhe të shkatërroni qytetin në një mënyrë jo të dhunshme?”, ajo i kishte thënë turmës gjatë një fjalimi të improvizuar.
Këtu keni pamjet e skenave në Kopenhagë, përmes Paraic O’Brien të Channel 4 News:
Next level anti-lockdown demo #Copenhagen pic.twitter.com/6K8DKqBkDr
— Paraic O'Brien (@paraicobrien) March 13, 2021
E-Diaspora
-
Lorian Hajdini, mesfushori që po projekton të ardhmen në elitën e futbollit evropian Interesimi nga klube si Bayern München dhe TSG Hoffenheim përfaqëson një konfirmim të kapaciteteve të tij... -
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Jeta në Zvicër
-
Xhaka e Shaqiri në mesin e milionerëve të rinj në Zvicër Po ashtu përfshihen futbollistët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Yann Sommer dhe Manuel Akanji... -
Lumenjtë dhe liqenet zvicerane morën 43 jetë vitin e kaluar -
Miu zviceran me inteligjencë artificiale synon të zëvendësojë testimin në kafshë të gjalla -
Glarus: Arrestohet shqiptari me një kilogram heroinë dhe para të gatshme -
Fillon montimi i avionit të parë zviceranë F-35














