Lajme
Debat me diasporën kosovare në Zvicër
Më 2 dhe 3 qershor, të shtunën dhe të dielën, në Bernë debatohet për disa nga problemet e diasporës në Zvicër
Projekti “Diaspora për zhvillim”, i financuar nga DEZA, ka publikuar një sondazh në platformën albinfo.ch, ku kosovarët që jetojnë në diasporë kanë pasur mundësinë të votojnë për temat që ata do të dëshironin t’i diskutojnë në tryezat që do të mbahen në fillim të qershorit në Zvicër.
Bazuar në rezultatet e sondazhit të organizuar nga albinfo.ch, IMD dhe Solidar Suisse kanë vendosur të organizojë tryezat e radhës, si në vijim:
1. Mungesa e të drejtës së votës dhe pjesëmarrja politike e diasporës:
E shtunë, 2 qershor, 09:30 – 16:30 (Moderator: Barbara Burri – Solidar Suisse & Elbasan Morina)
2. Klimë e dobët e investimeve dhe e promocionit:
E shtunë, 2 qershor, 09:30 – 16:30 (Moderator: Christoph Baumann – Solidar Suisse & Rudina Heroi – IMD)
3. Martesat e detyruara: E diel, 3 qershor, 09:30 – 16:30 (Moderator: Barbara Burri – Solidar Suisse & Shpresa Kastrati – IMD)
4. Mangësitë në sistemin shëndetësor: E diel, 3 qershor, 09:30 – 16:30 (Moderator: Christoph Baumann – Solidar Suisse & IMD)
A mendoni që ndonjëra nga këto tema është me rëndësi të veçantë për t’u diskutuar? A keni ndonjë ide që do të dëshironit ta ndani me pjesëmarrësit?
Ne kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në njërën prej tryezave tona. Ju lutem regjistrohuni te Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim -IMD, duke dërguar e-mail në adresën elektronike: [email protected], [email protected] dhe të përcaktohen se në cilin debat dëshironi të merrni pjesë, emrin tuaj dhe numrin e telefonit kontaktues. Informatat e tjera të nevojshme rreth tryezave do t’i merrni pasi të përfundojë procesi i regjistrimit.
Punëtoritë do të zhvillohen në hotel “Ador” (www.hotelador.ch) në Bernë, i cili ndodhet shumë afër stacionit të hekurudhës. Projekti “Diaspora për zhvillim” mbulon shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit për të gjithë pjesëmarrësit.
Me kënaqësi ju presim në takimin tonë në Bernë!
Ekipi i IMD dhe Solidar SuisseV
E-Diaspora
-
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee Kompania e njuhur smzh ag ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj... -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore Me uljen e votuar të dielën dhe të kritikuar nga e majta dhe sindikatat, paga minimale... -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
Ministri zviceran i mbrojtjes kritikon vendet që zhvillojnë luftëra -
Katër arsye për numrin e ulët të “rasteve të ftohta” të zgjidhura në Zvicër













