Kosova
Deçani me asnjë qytetar në IS, kurse Hani i Elezit me njëmbëdhjetë
Asnjë person nga Deçani nuk ka shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, thuhet në një raport të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
Sipas këtij raporti, arsye për këtë është angazhimi më i madh i komunitetit dhe i Bashkësisë Islame të Deçanit dhe moslejimi i hoxhallarëve të tjerë për të ligjëruar nëpër xhamitë e kësaj komune, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Numri i luftëtarëve të huaj nga Komuna e Deçanit është asnjë, ose të paktën gjatë periudhës së hulumtimit tonë, ne nuk kemi arritur të identifikojmë asnjë person që është larguar nga Komuna e Deçanit dhe i është bashkuar luftës në Siri dhe Irak. Ne nuk kemi arritur të identifikojmë asnjë rekrutues në këtë komunë. Nuk kemi arritur të identifikojmë asnjë OJQ ose strukturë joformale të dyshimtë, siç janë në qytetet e tjera”, tha Rudina Jakupi njëra nga autoret e raportit.
Ndërkohë, sipas QKSS-së, 52% e qytetarëve të Deçanit nuk i besojnë institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Qyteti tjetër me të cilin është krahasuar Deçani, është Komuna e Hanit të Elezit.
Ky qytet ka pasur probleme më të mëdha me ekstremizmin e dhunshëm, kryesisht për shkak të afërsisë kufitare me Maqedoninë dhe qytetin e Kaçanikut, ku ka pasur më shumë persona të radikalizuar.
Sipas QKSS-së, hoxhallarë me prirje ekstremiste nga Maqedonia dhe predikues nga Kaçaniku kanë pasur qasje në xhamitë e Hanit të Elezit dhe kanë ndikuar në rekrutimin e njerëzve.
“Deri tash, ne kemi identifikuar 11 luftëtarë të huaj. Gjithashtu kemi arritur t’i identifikojmë edhe dy OJQ që kanë vepruar më herët në Komunën e Hanit të Elezit, Kaçanikut dhe që dyshohet se kanë kryer aktivitete joligjore”, tha Jakupi.
Rreth 60 për qind e qytetarëve të Hanit të Elezit nuk besojnë në Bashkësinë Islame të Kosovës, u tha në publikimin e raportit të QKSS-së, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Me 11 persona që i janë bashkuar grupit militant Shtetit Islamik (IS), Hani i Elezit mbetet komuna me numrin më të madh të luftëtarëve të huaj për kokë banori në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë