Shqipëria

“Defender Europe 23” zhvillon stërvitje në Shqipëri

Për të dytën herë me radhë, në Shqipëri zhvillohet stërvitja më e madhe ushtarake në Evropë. Në këtë stërvitje demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s, shkruan Top Channel.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një ftesë për të gjithë qytetarët që të shohin nga afër stërvitjen që këtë të hënë trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnere zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”.

“Mirëmëngjesi! Dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope 23, ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnere zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”. Ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama, përcjell albinfo.ch.