Shkurt.ch
Definitive: Swisscoy-t i vazhdohet mandati deri në fund të vitit 2020
Me votimin e sotëm konfirmohet vendimi i qeverisë që përbërja e misionit ushtarak zviceran në Kosovë të zvogëlohet nga 235 sa është tash, në 165 ushtarë sa do të jenë në fund të vitit 2020
Ushtarët zviceranë duhet të vazhdojnë të mbeten në Kosovë. Pas Dhomës së Kantoneve (Senatit), edhe Dhoma Nacionale ka vendosur me shumicë votash për vazhdimin e misionit deri në fund të vitit 2020, shkruan sda.ch. Gjendja në Kosovë është ende mjaft e brishtë dhe kështu nuk janë plotësuar kushtet për tërheqje, ishte qëndrimi i 100 deputetëve që votuan pro, kundruall 76 që ishin kundër dhe një abstenim.
SVP/UDC dhe të Gjelbrit me mocionet e tyre kishin kërkuar që Swisscoy të tërhiqej nga Kosova deri në fund të vitit 2020, transmeton albinfo.ch. Por qeveria dhe shumica në parlament janë të mendimit se gjendja në Kosovë është ende jostabile kështu që është herët për tërheqje.
Sidoqoftë, me votimin e sotëm konfirmohet vendimi i qeverisë që përbërja e misionit ushtarak zviceran në Kosovë të zvogëlohet nga 235 sa është tash, në 165 ushtarë sa do të jenë në fund të vitit 2020.
Përfaqësuesit e SVP/UDC-së në kundërshtimin e tyre kanë thënë se misioni zviceran dhe kostoja e tij pas 20 vitesh nuk mund të arsyetohen, përcjel albinfo.ch. Edhe ashtu, sipas tyre dobia që sjell ky mision është e dyshimtë.
Lisa Mazzone dhe Balthasar Glättli nga Partia e Gjelbër kishin kërkuar që misioni të kalojë në kompetencat e Ministrisë së Jashtme dhe të shndërrohet në një mision që do të mbështesë projekte të zhvillimit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë













