Futboll
Delegati i Federatës Zvicerane reagon ndaj deklaratave të Behramit
“Lojtarët janë gjithandej nëpër Europë. Tani Behrami ndodhet në Lugano. Çfarë do bënte Petkovic? Ta ftonte për drekë Behramin? Edhe në këtë formë Behrami nuk do ishte i kënaqur nga vendimi," the delagati i NATI Sulser.
Largimi nga kombëtarja helvete e Valon Behramit vijon të sjellë diskutime në Zvicër. Pas kumtimit të largimit nga ‘NATI’ prej trajnerit Vladimir Petkovic, djali nga Kosova akuzoi drejtpërsëdrejti Federatën Zvicerane të Futbollit. “Është një vendim politik, i personave që nuk kanë lidhje me futbollin,” tha ai në një intervistë, shkruan “NZZ”, përcjell albinfo.ch. “Sëpaku një vendim të tillë, Petkovic të ma kumtonte drejt në sy dhe jo përmes telefonatës 30 sekondëshe.”
Pas deklaratave të djalit nga Mitrovica, ka reaguar delegati i ‘NATI’ Claudio Sulser.
“Lojtarët janë gjithandej nëpër Europë. Tani Behrami ndodhet në Lugano. Çfarë do bënte Petkovic? Ta ftonte për drekë Behramin? Edhe në këtë formë Behrami nuk do ishte i kënaqur nga vendimi.”
62 vjeçari shtoi se në këto raste, si reaksioni i Behramit, harrohen gjithçka.
“Harrohet se ka lojtarë të ri dhe trajneri, të cilit duhet ti respektohet vendimi.”
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













