Lajme
Demarkacioni me 1 shtator në Kuvend: opozita kërcënon me protesta
Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, deklarojnë se do të marrin pjesë në seancën e paralajmëruar të Kuvendit të Kosovës, më 1 shtator. Opozita kërcënon me protesta dhe dhunë në Kuvend
Një vjet pas u nënshkrua në Vjen nga ish ministri i jashtëm tashmë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, marrëveshja për demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet të votohet me 1 shtator në Kuvend. Ky vendim që ka proklamuar vetë presidenti, ka nxitur opozitën të kthehet në Kuvend me kërcënimet për rebelim.
Subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, deklarojnë se do të marrin pjesë në seancën e paralajmëruar të Kuvendit të Kosovës, më 1 shtator.
Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje thotë për REL se përpjekjet e këtij subjekti opozitar për ta ndalur ratifikimin e marrëveshjes, përveçse në Kuvend, do të bëhen edhe përmes protestës, të cilën e kanë ftuar për datën 1 shtator.
“Ne konsiderojmë që vendimi për dërgimin e Marrëveshjes së demarkacionit për ratifikim në Kuvend, është rrëshqitje drejt një tradhtie, e cila tash po dëshirohet që të shpërndahet si përgjegjësi në Kuvendin e Kosovës. Si të tillë, e shohim të papranueshme, prandaj kemi thirrur protestë për datën 1 shtator dhe në këtë protestë do të protestojmë edhe në shesh, si qytetarë, por edhe në Parlament”, thotë Hoxha.
Edhe Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thekson që ky subjekt opozitar e kundërshton ratifikimin e Marrëveshjes për shenjimin e kufirit me Malin e Zi, duke e quajtur atë si qëndrim vetëm të Qeverisë së Kosovës.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kundërshton dhe kërkon nga deputetët që të votojnë kundër këtij qëndrimi të qeverisë, sepse konsiderojmë se Kosova po humbë territor, duke u bazuar në ekspertizën e ekspertëve më eminent, madje edhe të atyre që i takojnë pozitës. Ne nuk jemi pjesë e organizimit të protestës. Por, normalisht, është e drejtë qytetare e kujtdo që të dalë në kundërshtim të kësaj marrëveshje”, thekson Isufi.
Ndërsa Zafir Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën, thotë se deputetët e këtij subjekti opozitar do të jenë pjesë aktive në seancën e 1 shtatorit të Kuvendit të Kosovës, për t’i ripërsëritur qëndrimet kundër ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Jemi shumë të bindur që edhe një pjesë e madhe e deputetëve të shumicës parlamentare e kanë kuptuar këtë dhe këtu nuk shihet ndonjë rrezik se kjo marrëveshje do të kalojë”, shprehet Berisha.
Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Në këtë funksion kanë qenë edhe porositë që ditë më parë i ka bërë nënpresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë qëndrimit në Kosovë. Megjithatë, këto porosi nuk kanë bërë që subjektet opozitare të lëvizin nga qëndrimet e tyre.
Ndryshe, ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është kushti i vetëm i mbetur i Kosovës, plotësimi i të cilit do të siguronte liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky kusht, siç kanë theksuar zyrtarët e Bashkimit Evropian, nuk është vendosur tash së voni, por “që nga viti 2012, kur Bashkimi Evropian u pajtua me Kosovën për hartën e rrugës që çonte drejt liberalizimit të vizave”.
Për t’u ratifikuar marrëveshja, duhet dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që i bije 80 nga 120 sa ka Kuvendi. Opozita i ka 31 deputetë, por ka edhe deputetë nga koalicioni që kanë paralajmëruar votë kundër marrëveshjes për demarkacion. Sipas opozitës me këtë marrëveshje Kosova i humbë 8300 hektarë tokë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













