Lajme
Dënohet deputeti zviceran që kishte “përshëndetur” vrasjen e një shqiptari
Me rastin e bvrasjes së një shqiptari në një xhami në St. Gallen Addor kishte shkruar në Twitter dhe në Facebook: "Ne duam më shumë!"
Deputeti nacional i SVP/UDC nga Kantoni i Valisit Jean-Luc Addor është shpallur fajtor për diskriminim racor në një proces apelimi nga gjykata kantonale në shkallë të dytë. Ai është dënuar nga Gjykata Kantonale e Valisit me kusht, me gjobë prej 60 njësishë ditore nga 300 CHF, me provë dy vjeçare, shkruan srf.ch.
Arsyeja e aktakuzës ishte një vrasje në një xhami St. Gallen që kishte ndodhur në gusht të 2014, me ç`rast ishte vrarë një shqiptar 51-vjeçar. Addor më pas kishte shkruar në Twitter dhe në Facebook: “Ne duam më shumë!”.
Shkalla e parë e kishte bazuar gjykimin e saj në faktin se Ador si jurist, duhet të kishte parashikuar reagimet bazuar në përvojën e tij juridike dhe politike, transmetpon albinfo.ch. Ndryshe nga avokati mbrojtës i tij, lexuesi mesatar nuk mund të shihte ndonjë ironi në deklaratat e tij, ka konstatuar gjykata.
Përkundrazi, Adori me këtë shënim të tijn kishte lënë përshtypjen se pjesëtarët e bashkësisë fetare islame ishin njerëz për të cilët jeta nuk kishte asnjë vlerë. Me mesazhin e tij diskriminues, politikani ka mbështetur ose madje ka gtheksuar më tutje një qëndrim armiqësor ndaj myslimanëve, thuhet në vendimin e Gjjykatës së Qarkut.
Avokati mbrojtës, Marc Bonnant, apeloi, si në procesin e shkallës së parë, ashtu dhe në të dytin ka kërkuar lirim për klientin e tij.
Addor dëshiron ta çojë më tutje çështjen duke u ankuar në shkallën më të lartë të gjyqësisë, në Gjykatën Federale, përcjell albinfo.ch. Avokati 56-vjeçar është që nga dhjetori i vitit 2015 deputet në Parlamentin e Zvicrës ku përfaqëson partinë SVP/UDC të Valisit të poshtëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














