Bota

Deputetët britanikë kundërshtojnë, për herën e tretë, Brexit-in

Deputetët britanikë hodhën poshtë sot, për të tretën herë, Traktatin e tërheqjes së Brexit të arritur në nëntor mes Londrës dhe Brukselit, me 344 vota kundër dhe 286 pro.

“Pasojat e këtij votimi janë të rënda”, deklaroi kryeministrja Theresa May, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.

“Skenari i vetëm tashmë është një Brexit pa marrëveshje më 12 prill”, theksoi kryeministrja britanike.