Kosova
Deputetët e AAK-së vendosin pankarta me mbishkrimin “Serbia nuk kalon”
Dy deputetë të AAK-së, kanë vendosur në sallën e Kuvendit, pankarta ku shkruan “Serbia nuk kalon” dhe “Ku është kërkim falja, ku janë të pagjeturit”
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë bërë sot një aksion simbolik brenda Kuvendit të Kosovës, kundër heqjes së taksës 100 për qind.
Dy deputetët e AAK-së, Bekë Berisha dhe Gazmend Syla kanë vendosur në sallën e Kuvendit, pankarta ku shkruan “Serbia nuk kalon” dhe “Ku është kërkim falja, ku janë të pagjeturit”, transmeton Telegrafi.
Seanca e jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës është thirrur pikërisht nga AAK. Seanca ka filluar rreth orës 11:00 dhe është shoqëruar me debate të ashpra.
AAK edhe më herët ka organizuar aksione të tilla kundër heqjes së taksës 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













