Kosova
Deputetja shqiptare: Kujdes me kë lidhni kontratë pune në Kroaci
Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se 3 mijë punëtorë nga Kosova kanë shkuar në Kroaci me kontrata dhe leje pune.
Lekaj-Përlaskaj ka thënë se momentalisht Kroacia po kërkon afro 16 mijë punëtorë.
Ajo, në emisionin ”Përballje” u ka bërë thirrje kosovarëve, të cilët duan të shkojnë në Kroaci për të punuar, të kenë kujdes se me kë lidhin kontratë pune, pasi që, sipas saj, po bëhen manipulime të shumta.
“Kroatët kanë shkuar në Austri, Gjermani, në Irlandë. Është brengë për qeverinë kroate, sepse ka mundësi dhe ka punë. Tani po vijnë kosovarët në Kroaci. Kroacia po kërkon afro 16 mijë punëtorë. Shumë të rinj po vijnë nga Kosova, po punësohen, mirëpo i kisha lutur që të kenë kujdes se me cilin punëdhënës lidhin kontratë pune, me agjencionet në Kosovë që po u marrin para me gjetjen e punës atje, sepse ka edhe asi manipulatorë që po manipulojnë me të rinjtë tanë.
Edhe Ambasada e Kosovës në Kroaci e ka bërë këtë paralajmërim për të rinjtë, por edhe mediat duhet t’i paralajmërojnë njerëzit të kenë kujdes me kënd do të bëjnë kontratë pune”, ka thënë ajo, duke shtuar se ata të cilët manipulohen, duhet të kenë kujdes të çlajmërohen në polici, sepse sipas saj, mund t’iu vënë ndalesë.
Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat ka thënë se kanë arritur marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë për terminet në ambasadë të atyre që kanë kontratë pune, përcjell albinfo.ch.
“Shumë zejtarë shqiptarë nuk kanë pasur mundësi t’i punësojnë familjarët e tyre në Kroaci, për shkak të vizave apo lejes së punës. Në bisedime me Ministrinë për Punësim kemi ardhur në përfundim që edhe Kosova ta ketë këtë mundësi. Ajo që është arritur së fundmi me Ministrinë e Punëve të Jashtme, është se vetëm në Ambasadën e Kroacisë nuk ka termine për ata që i marrin lejet e punës. Do të thotë, të gjithë ata që marrin leje pune në Kroaci kanë termin të gatshëm nga ora 14:00 deri në 16:00 në Ambasadën kroate, sepse kjo është arritur. Po ashtu bashkë me shoqatën për punëdhënës jemi duke punuar në atë drejtim që të hiqen kuotat dhe të merret sistemi i Sllovenisë, ku punëdhënësi shkon në byro, bën kërkesë për një punëtor, dhe nëse brenda pesë ditëve nuk i paraqitet askush, atëherë të lidhë drejtpërdrejt kontratë pune”, ka theksuar ajo për Telegrafin.
Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat ka folur edhe për rolin e shqiptarëve në Kroaci, bashkëpunimin Kosovë– Kroaci dhe hapat që janë duke u ndërmarrë për një bashkëpunim më të madh në të ardhmen në mesin e këtyre dy shteteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













