Lajme
Deri më tani në Kosovë janë mbyllur 447 biznese
Njëjtë si ky biznes në Kosovë, kanë pësuar edhe qindra të tjerë. Nga muaji mars kur u konfirmuan rastet e para me koronavirus e deri më 24 gusht, në Kosovë janë mbyllur 447 biznese.
Llojet e bizneseve që janë mbyllur janë tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave.
Por, kryetari i Agjencisë Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini thotë se numri i bizneseve të mbyllura është rreth 5 mijë.
“Në bazë të informacioneve që ne posedojmë anë e mbanë vendit, nga pandemia mund të jenë mbyllur rreth 5 mijë biznese, të cilat një numër i tyre ka falimentuar, një numër tyre ka pushuar aktivitetin dhe pret ditë të mira dhe një numër i tyre është shuar”, thotë Shahini.
Valentina Bytyçi nga Administrata Tatimore të Kosovës tha se numri i kërkesave për mbyllje të bizneseve, dallon prej numrit të bizneseve të çregjistruara.
Ajo tregon procedurat se si duhet të mbyllet një biznes në Kosovë.
“Deklarimi i të gjitha periudhave, mosmbetja e obligimeve të pashlyera në ATK nga tatimpaguesi si dhe verifikimi në terren për të shikuar nëse biznesi në fjalë e ka mbyllur aktivitetin e tij dhe nuk është duke operuar. Kur të kryhen të gjitha këto procedura, tatimpaguesi merr certifikatën që e ka të mbyllur aktivitetin e tij dhe pastaj bëhet çregjistrimi në ARBK”, thotë Bytyçi.
Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi nëse vazhdon kjo situatë deri në fund të vitit, do të mbyllen mijëra biznese.
“Me shpresën që do të ketë përkrahje, shumë biznese me shumë vështirësi e kanë shtyrë aktivitetin e tyre. Nëse kjo përkrahje vonohet, atëherë goxha një numër i madh, mijëra biznese nuk do të mund ta presin pranverën e vitit 2021”, tregoi Rukiqi, përrcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













