Lajme
Dështimi i një vaksine të re mund të mbyllë aktivitetin e kompanisë Janssen në Bernë
Zhvilluesi i vaksinave Janssen po shqyrton mundësinë e mbylljes së fabrikës së tij në Bern, në lagjen Bumpliz. Kompania nisi një proces konsultimi me punonjësit të martën për të gjetur alternativa. Deri në 300 punonjës mund të preken nga një eventuale mbyllje e fabrikës.
Janë dy arsyet kryesore që kanë nxitur këtë reflektim për fabrikën në Bernë, tha të martën filialja e gjigantit farmaceutik amerikan Johnson & Johnson. Së pari, një vaksinë e re për parandalimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteret e colibacilit nuk ka dhënë efektivitetin e pritur.
Së dyti, prodhimi i vektorëve lentiviralë do të ndalojë së shpejti në Bernë, ndërsa kompania globale Johnson & Johnson është gati të inaugurojë një fabrikë shumë më të madhe në Holandë, sipas një deklarate zyrtare.
Fabrika ku zhvillohen aktivitetet e Janssen në Bernë ka një histori të gjatë, duke qenë themeluar në vitin 1898 si Instituti Zviceran i Seroterapisë dhe Vaksinave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













