Kosova
Dështimi në PISA, fajësohen qeveritë dhe mësimdhënësit
Kosova edhe këtë vit ka dështuar në testin PISA, duke mos shënuar ngritje nga hera e kaluar. E ky dështim i Kosovës, nga ekspertët e fushës së arsimit thuhet se ka qenë i pritshëm.
Arsimit në Kosovë nuk i është kushtuar rëndësi nga asnjë qeveri e deritanishme, gjë që ka sjellë deri te dështimi në PISA. Kështu është shprehur profesori universitar, Milazim Krasniqi, i cili thotë se ka një numër të konsiderueshëm të shkaqeve pse ka ndodhur një gjë e tillë.
“Shkaqet janë të shumta, por ndër të parat pa dyshim është fakti që qeveritë nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur arsimit. Po t’i shikoni librat shkollorë, me të cilët mësojnë nxënësit, janë shumë të dobta. Po ashtu edhe digjitalizimi nuk është bërë në pjesën më të madhe të shkollave. Duhet të nxirret një konkluzion që Fakulteti i Edukimit është shumë më i dobët se që mendojmë ne”, deklaroi për RTV Dukagjinin Milazim Krasniqi.
Dy rezultatet e fundit në Pisa tregojnë për një nivel të ulët arsimimi në lexim, matematikë e sidomos në shkencë, transmeton RTV Dukagjini, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/775038729635770/?t=0
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














