Kosova
Detaje mbi vrasjen që e kreu polici në Gjilan
Zyrtarë nga Inspektoriati Policor i Kosovës kanë dhënë detaje për vrasjen që V.H. zyrtar policor, dyshohet se në mëngjesin e sotëm e ka kryer në qytetin e Gjilanit. Nga IPK kanë deklaruar se personi i dyshuar V. H. pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës L.S.
Sot rreth orës 05:00 të mëngjesit Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën “Nato 99”, në Gjilan, ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë një person ka vdekur.
Pasi që dyshimet ishin se në këtë incident i dyshuar ishte një pjesëtar i Policisë së Kosovës, menjëherë përmes “Linjës së kaltër” janë njoftuar hetuesit e IPK-së, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar V. H. pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës L.S.
Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e Forenzikës dhe njësinë rajonale të hetimeve janë akoma duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes ku ka ndodhur incidenti, në konsultim edhe me prokurorin kujdestar që është prezent aty.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor, kurse me vendim të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është suspenduar nga detyra.
Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













